• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA MASAKRA E SANATORIUMIT TEK ATENTATI NDAJ HASMIT NË BELGJIKË/ Kush është Kasandër Noga i akuzuar për 5 vrasje
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA MASAKRA E SANATORIUMIT TEK ATENTATI NDAJ HASMIT NË BELGJIKË/ Kush është Kasandër Noga i akuzuar për 5 vrasje

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kasandër Noga nga Patosi, dyshohet se ishte autori që qëlloi me të paktën 6 plumba mbi kurrizin e Erion Hasanbelliut në Belgjikë. Noga dhe Hasanbelliu janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare dhe po ashtu për njëri tjetrin pasi hasmëria mes tyre vijon prej më shumë se dy dekadash.

Hasanbelliu po ecete buzë një rruge, ku dy persona (njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Kasandër Noga) iu afruan dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë ta plagosur rëndë. Edhe pse iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, Erion Hasanbelliu është në gjendje kritike për jetën.
Erion Hasanbelliu dyshohet i përfshirë në Shqipëri në disa ngjarje kriminale. Ai ka qenë bashkëpunëtor në rolin e shoferit në vitin 2005, i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan.

Gjithashtu, dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, i cili humbi jetën në Anversë të Belgjikës pak muaj më parë.

Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013, është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë, pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Anversë të Belgjikës, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogën për motive hakmarrjeje.

Kasandër Noga nga Patosi, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti. Vëllai i tij, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Masakra e Sanatoriumit para 22 vjetësh

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Hakmarrja në Belgjikë dhe arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelliu u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erionin, tentojnë të hakmerren.

Në Anversë të Belgjikës, ata ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën në një lokal të hapur në qytetin e dytë me të madh belg pas Brukselit.

Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri.

Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit, u arrestua nga policia belge gjatë vitit 2003 dhe në 2005-ën u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ PRONARI DHE KLIENTI/ E ktheu lokalin në “bazë” për përdorim kokaine dhe baste sportive. Policia...
Previous article TRONDITËSE/ 9-vjeçarja vdes nga infeksioni që i shkaktuan morrat, e ëma: Nuk e çova në spital se kisha turp

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT