• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA MAKINA E SHKRIMIT TEK APARTAMENTI/ Shtëpia muze e Ismail Kadaresë pushton “Le Monde”
Home
Kulturë

NGA MAKINA E SHKRIMIT TEK APARTAMENTI/ Shtëpia muze e Ismail Kadaresë pushton “Le Monde”

9 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kulturë, Sociale

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore.

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

“Ai nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare (lek), por ai mishëron në vetvete kulturën e vendit të tij të vogël. Në Shqipëri, ku ai kalon gjysmën e vitit, Ismail Kadare është shkolluar dhe njihet nga gjithë, që nga shoferi i taksisë deri tek kamarieri i restorantit. Në pjesën tjetër të kohës, ai jeton pranë kopshtit të Luksemburgut, në Paris, ku erdhi në vitin 1990 dhe ku mori azilin politik në Francë.67932341_1638372366298404_258055366154125312_n

Tashmë, në moshën 83 vjeçare, për shkrimtarin është një ngjarje për t’u shënuar çdo rikthim i tij në Tiranë. Në maj, u inaugurua shtëpia – muze “Kadare”. Bëhet fjalë për një apartament të arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

Një shtëpi me dy dyer nga jashtë – njëra për të hyrë, tjetra për të ikur … (nuk është asnjëherë i tepërt përkujdesi në diktaturë) – e cila sapo është hapur për publikun”, shkruan “Le Monde” . Prestigjiozja franceze i bën një përshkrim fantastik shtëpisë muze të Ismail Kadaresë e cila është rikonstruktuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, me qëllim hapjen e saj për dashamirësit e letërsisë shqiptare, por edhe për vizitorët e shumtë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

“Vizitojmë zyrën e Ismail Kadare, muret e së cilës janë lyer me ngjyrë jeshile. Atje mund të vëmë re një oxhak, në cepin e të cilit ai ulej çdo mëngjes për të punuar, i shoqëruar veçse nga shkëndijat e zjarrit në vatër.

Po ashtu shohim makinën e shkrimit Hermes Baby, mbi të cilën u shtypën romanet e tij të mëdha për atë kohë, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” … (1973, 1980, 1981, të gjitha librat e tij gjenden tek Fayard, që ka publikuar veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993 dhe 2004).

Në bibliotekë, puna e tij e konsiderueshme, e përkthyer në më tepër se 40 gjuhë dëshmon pasionet e qëndrueshme, legjendat ballkanike në Antikitetin grek, gjë e cila i shërbeu shumë për t’iu kundërvënë diktaturës, nga disa vepra të Jean –Pierre Vernant apo Pierre Vidal Naquet tek veprat e Uilliam Shekspir apo të Balzak e deri tek klasikët ruse”, shkruan Florence Noiville, gazetari i “Le Monde”.

61369120_436682473578210_3085489077923872768_n68243002_222369168663777_2993212800785973248_n67790385_1326311704195112_7424495156100857856_n67806114_455329158353908_7757756181291991040_n

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA NDËRKOMBËTARE E TRUPAVE KLASIK/ Shqiptari Admir Xhani renditet në vendin e dytë, fiton medaljen e...
Previous article U NXORI GJUHËN KAMERAVE/ Ja reagimi i Kates ndaj princeshë Charlotte

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT