• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA LIDHJET ME LUL BERISHËN E DURIM BAMIN TE VRASJET E BUJSHME/ Kush janë dy “kokat” e krimit që po pyeten për masakrën e Fushë Krujës
Home
Breaking News

NGA LIDHJET ME LUL BERISHËN E DURIM BAMIN TE VRASJET E BUJSHME/ Kush janë dy “kokat” e krimit që po pyeten për masakrën e Fushë Krujës

20 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga masakra e Fushë Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi, dhe më pas u dogjën brenda makinës, tre të rinjtë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi dot për “BalkanWeb” një shkresë të firmosur nga Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku kërkohej marrja në pyetje e nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rrajës, dhe e Endrit Dokles.

Të dy këta emra rezultojnë të njohur për drejtësinë shqiptare, pasi janë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

ENDRIT DOKLE
Endrit Dokle është një emër shumë i njohur i botës së krimit, me shumë precedentë dhe karrierë të pasur kriminale. Së fundi, emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, publikoi detaje nga dëshmia e bujshme e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili kishte në listën e tij për t’u vrarë edhe emrin e Endrit Dokles.

Ai ishte anëtar i “Bandës së Durrësit”, që më pas u bë dhe drejtues i saj, një bandë famëkeqe e akuzuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit, dhe është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja, dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa, në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.
Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

RAMAZAN RRAJA
Një emër problematik për drejtësinë shqiptare është edhe nipi i deputetit të PS, Ramazan Rraja, i akuzuar për disa vepra penale. Ai rezulton i arrestuar për trafik kokaine në Belgjikë, ndërsa emri i tij doli edhe në dosjen e bujshme të Xhisiela Malokut, pasi ai u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, për kanosje. Në atë kohë, oficeri Nuhu kishte marrë padinë e shtetases Xhisiela Maloku, që akuzonte për dhunë kushëririn e Ramazanit, Rexhep Rrajën.

Ramazan Rraja u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe një vit më parë, pasi rezultonte të ishte njëri nga tre personat që më 13 nëntor 2021, u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Zejmen të Lezhës, duke terrorizuar qytetarët.

Ndërkohë, emri i Ramazan Rrajës del edhe në rrëmbimin dhe zhdukjen e Enver Stafukës. Ishte emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, që publikoi pamjet e ngjarjes së bujshme, ku video tregonte edhe lëvizjet e Rrajës.

“Siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës. Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit”, raportoi emisioni “Në Shënjestër”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA E ELI FARËS NË SUPER FORMË/ Shfaqet pothuajse “topless” mes shkëmbinjve (FOTO)
Previous article RAUNDI I PARË I PRANIMEVE/ Hapat për të aplikuar për në universitet! Nga 29 korriku nis përzgjedhja e preferencave

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT