Një nga vendimet e Këshillit të Ministrave të marra sot në mbledhje është edhe ai për mbylljen e një tjetër universiteti privat.
Sipas vkm të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është vendosur mbyllja e veprimtarisë së shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia” për të gjitha programet e studimit të ofruara.
Në 2014 kur Ministria e Arsimit mbylli universitetet private dhe publike në listën me 22 të tilla ishte edhe Universiteti “Justicia”.
“Justicia-s” asokohe iu dha vetëm një pezullim, në mënyrë që fakulteti të vazhdonte aktivitetin e tij deri në një përmbyllje të plotë.
Ishte një nga katër universitetet e fundit në listë që iu dha kjo mundësi që sic duket nuk mundi ta shfrytëzonte .
AlpeNews.al mëson se Universiteti “Justicia” pasi përmbylli ciklin e studentëve, për më shumë se dy vjet nuk ka regjistruar më asnjë të tillë, duke çuar kështu në një mbyllje të pritshme.
Më poshtë edhe miratimi i hapjes së Universitetit në vitin 2006:
/AlpeNews.al/




