• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KRUJA NË TIRANË, ISHTE NË NDJEKJE PREJ DISA JAVËSH/ Si e kapi policia 24-vjeçarin që përdorte taksi për të fshehur gjurmët
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KRUJA NË TIRANË, ISHTE NË NDJEKJE PREJ DISA JAVËSH/ Si e kapi policia 24-vjeçarin që përdorte taksi për të fshehur gjurmët

20 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 24-vjeçar nga Kruja, që vinte me taksi dhe shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, u arrestua nga Policia pas disa javë hetime dhe ndjekje që i gjurmuan atij lëvizjet.

Policia bën me dije se i riu Klodian Toshi, “për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular”.

“Panorama” mëson se në operacionin policor të koduar “Taxi”, u arrestuan në flagrancë përveç Klodian Toshit, edhe Adrian Marku dhe Mikel Xhetani.

Këta të fundit, të dy banues në Kamzë, gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taxi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 900 gramë kokainë dhe një aparat celular. Vihet në pranga 24-vjeçari që posedonte kokainën dhe e shpërndante atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të shpërndarjes së drogave në doza dhe janë vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Taxi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 24 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular.

Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VASKËN E DOJA ME UJË DHE SHKUMË"/ Monika komenton festën e “çmendur” të ditëlindjes: Asnjë nuk bëri foto mbi...
Previous article NDODH EDHE KJO! Hajduti sulmoi keq 72-vjeçaren dhe i vodhi makinën, pak më vonë vdes në aksident (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT