Gjykata në Prishtinë sot do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj.
Ai akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion dhe për abuzim tenderësh në kohën sa Limaj ka qenë ministër i Transportit nga radhët e PDK-së.
Dje në fjalën përfundimtare, Fatmir Limaj tha se nuk ka prova që e bëjnë atë fajtor në lidhje me këto vepra.
Edhe avokati ka deklaruar se klienti i tij nuk ka keqpërdorur asnjë cent në Ministrinë e Transportit.
Veç Limajt për këtë rast akuzohen edhe Endrit Shala, Florim Zuka, Shpëtim Telaku dhe Nexhat Krasniqi.