• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KOSOVA, IRANI DHE RUSIA/ 11 shtetasit e rinj shqiptarë betohen para Veliajt: Po ndërtojmë Shqipërinë…
Home
Politikë

NGA KOSOVA, IRANI DHE RUSIA/ 11 shtetasit e rinj shqiptarë betohen para Veliajt: Po ndërtojmë Shqipërinë…

13 July, 2021 s.autor Politikë

Sot 11 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht kosovarë, por kishte edhe nga Irani dhe Rusia. Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e betimit tha se Shqipëria është tokë e bekuar për mikpritjen e jashtëzakonshme.

“Të jesh sot qytetar i Shqipërisë nuk do të thotë thjesht të marrësh një pasaportë apo të bësh një betim, po do të thotë gjithashtu të bëhesh pjesë e një lëvizjeje që gjenezat i ka tek themeluesit e shtetit shqiptar, me në krye Ismail Qemalin, që dhe në kohët më të vështira mundësuan shpalljen e pavarësisë si një nga aktet më sublime kombëtare, historike dhe politike për të gjithë ne shqiptarët. Ndaj sot, sidomos për ju të 11 që aspironi të bëheni shtetas shqiptar është shumë e rëndësishme të kuptoni historinë nga kemi ardhur si shoqëri dhe në çfarë kushtesh të vështira dhe sakrificash është krijuar dhe ka avancuar shteti modern shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai nënvizoi:

“Kjo është një lëvizje që vazhdon frymon dhe sot duke na ndihmuar që të ruajmë jo vetëm amanetin heronjve dhe patriotëve tanë për të qëndruar më të fortë dhe më të bashkuar, por dhe për të kultivuar së bashku kulturën dhe traditat tona fisnike. Shumë punë na presin akoma, por hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi së bashku po ndërtojmë Shqipërinë që fëmijët tanë ëndërrojnë, Shqipërinë anëtare të BE dhe Shqipërinë e së ardhmes.”

Kryetari i Bashkisë lexoi formulën e betimit për 11 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët më pas nënshkruan edhe aktin e betimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNONTE NË NDËRTIM/ Ky është 27-vjeçari që u godit me thikë në zemër pas sherrit mes shqiptarëve në Mykonos
Previous article "GATI PËR SHQIPËRINË"/ Rama bashkëbisedim me aplikantët: Ju falënderoj për besimin...

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT