• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KORÇA NË FIER/ Besimtarët në rrethe festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami
Home
Sociale

NGA KORÇA NË FIER/ Besimtarët në rrethe festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

28 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kurban Bajrami është festuar nga besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë.

Në Korçë, Fier, Berat e Kavajë, Durrës, Elbasan dhe jo vetëm, besimtarët e kanë nisur këtë mëngjes krejt ndryshe, me faljen e namazit në xhami apo dhe sheshe kryesore.

Festimet në Fier
Besimtarët myslimanë Fierakë kanë festuar Kurban Bajramin. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë falja është bërë në sheshin qendror të qytetit, i mbushur nga qindra qytetarë, ndërsa krerët e Myftinisë së Fierit kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Kurban Bajrami u fal në orën 06:00 minuta. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti. Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët.

Festimet në Korçë
Falet namazi i Kurban Bajramit në qytetin e Korçës. Besimtarët myslimane në qytetin e Korçës i janë drejtuar xhamisë së vjetër historike Iljaz Bej Mirahori për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia filloi me ligjerata te mbajtura nga imamët dhe më pas programi vijoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ceremonia u mbyll me një lutje te përbashkët ku besimtarë të shumtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare.

Festimet në Berat
Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja e madhe është kryer në Pedonalen “Republika”, ku besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre. Falja e namazit të Kurban Bajramit, e cila është ndjekur nga qindra besimtar beratas, ka filluar në orën 06:00 dhe është kryer nga Imami Ferben Durra. Ai ka thënë gjatë fjalës së tij se Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit, është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë dhe duhet të respektojnë njëri-tjetrin. Gjatë faljes së madhe, besimtarët mysliman beratas ju lutën Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU KA LAVAZH NË KORÇË?" Fansat suprizojnë Luizin, ja çfarë i ka ndodhur makinës së këngëtarit (FOTO)
Previous article THELLOHET BILANCI/ Shkon në 8 numri i të vdekurve pas sulmeve ruse në qendrën tregtare në Kramatorsk

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT