• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KONTROLLI NË BANESËN E RAMAZAN RRAJËS TEK ARRESTIMI I AKIL NERJAKUT/ Si u zhvillua aksioni Top sekret nga SPAK
Home
Breaking News

NGA KONTROLLI NË BANESËN E RAMAZAN RRAJËS TEK ARRESTIMI I AKIL NERJAKUT/ Si u zhvillua aksioni Top sekret nga SPAK

20 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Akil Nerjaku një nga emrat e njohur të botës së krimit është arrestuar pas një operacioni Top Sekret të kryer me urdhër të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala tha për Balkanweb se Nerjaku njihet për lidhje e tij me bandën e Durrësit.

Gjithashtu gazetarja Lala raportoi se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

“Në kuadër të një aksioni që është mbajtur Top sekret nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar News24 ka mësuar se ditën e djeshme është vënë në pranga Akil Nerjaku, emër i përfolur i botës së krimit për momentin në Durrës. Një njeri me shumë dritëhije por që i mbijetoi edhe një atentati të mirë-organizuar vitin e kaluar. Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme ndonëse zyrtarisht ky institucion nuk ka folur ende thonë se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar. I pari prej tyre i arrestuar është Akil Nerjaku të cili i është zhvilluar edhe kontroll në banesën e tij dhe në disa banesa ku mendohej se qëndronte gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur. Prokuroria e Posaçme deri tani ka vendosur të mos reagojë me këtë aksion që është zhvilluar paralelisht në fshatin Nikël të Krujës aty ku është kontrolluar banesa e Ramzan Rrajës, nipit të deputeti socialist Rrahman Rraja. Hetimet duket se kanë derivuar nga një çështje e mëparshme që lidhen me atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, atentat i ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe u plagos Arjan Ndoj i cili më pas u shkarkuar në kuadër të procesit të Vettingut. Si edhe miku i tij Aleksandër Laho ose ndryshe Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi. Nga të dhënat paraprake rezulton se Nerjaku njihet si një nga kundërshtarët më të fortë të Aleksandër Lahos, ky i fundit i shpallur në kërkim jo vetëm se urdhëroi pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, por gjithashtu është me masë arresti në burg nga Prokuroria e Posaçme pasi dyshohet se në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal tjetërsonte prona në Durrës dhe Nerjaku njihet gjithashtu edhe për lidhje të forta me bandën e Durrës. Urdhër arrest është firmosur për Ramazan Rrajën, i cili ndonëse ka pasur dy urdhër të detyrueshme kontrolli nuk është bërë e mundur gjetja e tij. RENEA ka hyrë dy herë në fshatin Nikël, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij. News24 ka mësuar se gjithashtu është firmosur urdhër arrest edhe për shtetasin Julian Meqe që njihet për lidhje të forta me bandën e Durrësit. Deri më tani nuk konfirmohet nëse është arrestuar apo jo përderisa aksioni është në vijim. Ka edhe persona persona të tjerë ndaj të cilëve është nxjerrë masë arresti me burg, por që nuk bëhen të ditura identitetet”, tha më tej gazetarja Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Të shtëna me armë në Gjeorgji, 5 të vrarë, mes tyre një oficer policie
Previous article "MBETA PA FRYMË"/ Luizi i tregon Kiarës çfarë e bëri të dashurohet me të: Të pashë sytë, rashë brenda me ty

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT