• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga kamarier në “James Bond”. Jeta e 10 yjeve të famshëm që dikur ishin të pastrehë
Home
Kulturë
Kinematografi

Nga kamarier në “James Bond”. Jeta e 10 yjeve të famshëm që dikur ishin të pastrehë

12 December, 2017 F.autor Ekskluzive, Kinematografi

Gjithmonë shohim të famshmit tanë të preferuar në televizor duke qeshur dhe duke u kënaqur me ta. Jeta e tyre duket e përsosur dhe të gjithë mendojnë se ata bëjnë një punë të lehtë dhe zbavitëse. Ata thjesht bëjnë atë që duan dhe fitojnë miliona. Çfarë përralle!
BrightSide bëri një listë me të famshmit që dikur ishin të pastrehë dhe kaluan kohë të vështira për të arritur ëndrrat e tyre. Disa prej tyre nuk ia kishim idenë që kishin kaluar të tilla situata në jetë.

11. Jim Carrey


Kur babai i Jim Carrey humbi punën dhe shtëpinë e tyre, familja hyri në një rimorkio tipi Volkswagen. Kur Carrey ishte 16 vjeç, ai vendosi të braktisë shkollën dhe të fillojë të mbështesë familjen e tij përmes shfaqjeve stand-up.
Carrey dikur tha se ndoshta gjatë këtyre periudhave të vështira financiare ai zhvilloi ndjenjën e tij të humorit. Jim Carrey kurrë nuk hoqi dorë, pavarësisht gjithë sfidave në jetë.

10. Halle Berry


Në të 20-at e hershme, Halle u zhvendos në Çikago në ndjekje të karrierës së saj të aktrimit. Ajo ngeli shumë shpejt pa para, dhe nëna e saj refuzoi ta ndihmonte. Pa paratë ose një çati mbi kokën e saj, ajo u strehua në një shtëpi për të pastrehët.
Halle pranoi se ishte një periudhë e ashpër dhe e vështirë e jetës së saj, por mësoi se si të kujdeset për veten dhe të merrte fatin në duart e saj. Nga streha drejt e tek aktrimi si  stuhia e X-Men. Çfarë udhëtimi i stuhishëm por i pabesueshëm!

9. Jennifer Lopez


Kur Jennifer ishte vetëm 18 vjeç, ajo u grind me nënën e saj dhe shkoi të flinte në një divan në një studio vallëzimi. Dëshira e Jennifer për të ndjekur karrieren e kërcimit ishte e madhe. Vetëm pak muaj më vonë, ajo mori një ofertë pune si kercimtare në Europë.  Kur u kthye, ajo u zhvendos në LA pasi fitoi një konkurs kombëtar për një vend vallëzimi në serialin televiziv popullor In Living Color si një nga “Fly Girls”.
E gjithë kjo ndodhi brenda një viti. Një shembull tjetër i asaj që ndodh kur zgjedh të ndjekësh ëndrrën pavarësisht nga vështirësitë që has në jetë.

8. Harry Houdini


Magjistari më i madh që bota ka njohur ka lypur për monedha, ka shitur gazeta dhe ka lyer këpucë që në moshën 8 vjeç. Ndonjëherë, pas lypjes në rrugë, ai do të kthehej në shtëpi, do t’i fshehte monedhat në flokë dhe do t’i kërkonte nënës së tij duke thënë: ” Shko, unë bëj magji! ”.
Kur ai u mbushi 12 vjeç, u largua nga shtëpia dhe jetoi një vit vetëm. Megjithatë, asgjë nuk dihet për atë vit. Ai u kthye në shtëpi për të punuar si  një asistent fotografie.. Në moshën 17 vjeç, mori emrin e skenës Houdini dhe filloi të krijonte magji.

7. Charlie Chaplin


Është e vështirë për të gjetur një person të vetëm në Tokë që nuk e njeh Chaplin. Por është e lehtë për të gjetur miliona njerëz që nuk e dinë se babai i Chaplin vdiq nga alkoolizmi kur Charlie ishte 10. Nëna e tij u dërgua në një spital mendor.
Në moshën 14-vjeçare, ai e gjeti veten të varfër dhe të vetëm, duke fjetur në rrugë dhe duke kërkuar ushqim. Gjithçka që mund të bënte ishte gjetja e strehimit në komedi, duke u fshehur pas lotëve të kllounit. Ai vazhdoi të bëhej komediani i parë që u admirua dhe u vlerësua nga miliona njerëz.

5. Michael Oher


Ylli i NFL është një nga 12 fëmijët në familjen e tij. Nëna e tij ishte e droguar dhe babai i tij shpesh ishte në burg. Michael ka ndejtur shumë herë në shtëpitë kujdestare dhe shpesh ishte i pastrehë, duke ndjekur 11 shkolla të ndryshme gjatë 9 viteve të para si student. Ai më në fund u mor nga një familje kur ishte 16 vjeç dhe ata u bënë mbrojtës të tij ligjor një vit më vonë.
Në vitet e tij të para, ai filloi të ketë sukses në futboll dhe së shpejti u rrit me perspektivë te lartë për  futbollin në Tennessee. Çmime të shumta, kampionate, arritje, famë dhe admirim ishin shpërblimet për të gjitha ato vite të luftës së fëmijërisë. Historia e tij frymëzuese u shndërrua në filmin fitues të Akademisë The Blind Side.

4. Hilary Swank


Hilari…Vajza që u rrit në një park rimorkioje. Ajo dhe nëna e saj kanë jetuar në një makinë dhe në një shtëpi të zbrazët për shumë vite. Disa miq shitën një shtëpi, dhe ata lejuan që Hilari dhe nëna e saj të qëndronin gjatë netëve, por gjatë ditës duhej të largoheshin, kështu që klientët mund të vinin e të shihnin vendin.
Me 2 Oscar (të cilën ajo fitoi deri në moshën 30 vjeçare) dhe një vlerë neto prej 40 milion dollarë, ajo ende hypën në metro çdo ditë.

3. Daniel Craig


Ky James Bond i fortë dhe elegant nuk ka qënë gjithmonë i pasur dhe i famshëm. Ai dikur ishte një kamarier i zakonshëm, dhe me raste ka fjetur edhe në lokalet ku punonte. Të jesh një aktor që lufton nuk ka të bëjë me romancën, por vetëm punën e vështirë, përkushtimin dhe besimin e fortë, dhe kjo është ajo që ndihmoi Danielin që t’i plotësonte të dyja anët dhe më në fund të arrinte ëndrrën e tij.

2. Ella Fitzgerald


Kur Ella ishte 15 vjeç, nëna e saj vdiq dhe u abuzua nga njerku i saj. Ajo iku dhe e gjeti veten duke punuar me mafian. Por kap shpejt nga policia dhe u fut në një shkollë të reformës femërore. Ajo u largua përsëri dhe ngeli e pastrehë për disa kohë.
Në vitin 1981, ajo këndoi për Presidentin Ronald Reagan. Ajo fitoi 13 çmime Grammy dhe mori medalje nga Presidentët Reagan dhe George H. W. Bush. Ajo është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të dashur të xhazit të të gjitha kohërave, duke kapërcyer abuzimet, humbjet, lidhjet mafioze.

Chris Pratt


“Kujdestari” më i famshëm i Galaxy-t nuk ka qënë gjithnje i tillë. Chriss Patt  u largua nga shkolla në moshën 17 vjeçare dhe hyri në punë për të shitur  kuponat. Dy vjet më vonë, ai pranoi ofertën e një miku: një biletë me një drejtim në Havai. Doli të ishte një vend i mrekullueshëm për të filluar një jetë të pastrehë, duke fjetur në një furgon ose në një çadër në plazh.
Chris ishte një kamerier në kompaninë Bubba Gump Shrimp, kur një aktore e vuri re dhe e ftoi të ishte në debutimin e saj në drejtori. Një lamtumirë e shkurtër në Havai dhe direkt përshëndeti Hollywoodin!
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE-Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri, si u plagos në këmbë e shpëtoi 23 vjecari (Emri)
Previous article VIDEO/ Shefin e Urgjencës në Korçë nuk e mbajnë nervat, nxjerr me forcë dhe ofendon gazetarët (Debati i plotë)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie Aktualitet

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT