• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KABULI NË SHËNGJIN/ Në shtëpi përtej detit! Rrëfimet e afganëve që jetojnë në Shqipëri
Home
Sociale

NGA KABULI NË SHËNGJIN/ Në shtëpi përtej detit! Rrëfimet e afganëve që jetojnë në Shqipëri

15 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet. Megjithëse po e shijojnë mikpritjen shqiptare, ata thonë se po presin që rrugëtimi i tyre të përmbyllet në SHBA.

Në kohë vjeshte dhe mot jo të ngrohtë, Abdullah dhe Parwana Radyar e kanë destinacion të përditshëm plazhin. Që nga 24 shtatori ky çift nga Afganistani bashkë me fëmijët e tyre janë strehuar në një resort në Shëngjin të Shqipërisë.

LEXO EDHE:
Kërcet karrigia në Laç, kurbinasit dhe tifozët e Tiranës përleshen në tribunë (Video)
Në vendlindje Abdullahu ka punuar në organizatën “Acted”, e cila ndihmon popullatat e prekura nga konfliktet. Kjo e ka bërë atë dhe familjen e tij të rrezikuar nga talibanët, grupi militant që ka rimarrë pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

“Kur punoja në organizatë disa herë talibanët kontrolluan njerëzit që punojnë në organizarta të huaja dhe na thoshin: pse po punoni me të huajt?”

Talibanët njihen për interpretim të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit i cili kufizon shumë të drejta përfshirë shkollimin e grave. Grupi po ashtu ka kërcënuar afganët që kanë punuar për forcat e huaja ushtarake në 20 vitet e fundit.

Abdullahu thotë se është gëzuar që familja e tij është evakuuar në Shqipëri derisa ti mundësohet azili në SHBA.

“Njerëzit e Shqipërisë janë njerëz shumë të mirë, shumë mikpritës të këndshëm më pëlqejnë njerëzit e Shqipërisë”.

Bashkëshortja e tij në Afganistan ka punuar me grupe të ndjeshme, fëmijë, e gra shtatzëna, nëpërmjet organizatës “Save the Children”.

Asaj i është dashur të mbyllet në shtëpi kur talibanët u kthyen në pushet.

“Kur erdhëm në Shqipëri më ka munguar familja ime, Afganistani, situata me sigurinë në Shqipëri është e mirë. Unë mund të shkoj në Tiranë, Lezhë mund të ecë dhe e kemi plazhin ta shijojmë”.

Parwana thotë se e pikëllon fakti që vajzës së saj 21 vjecare i janë ndërprerë studimet për Ekonomi.

“Vajza jonë është shumë e interesuar për të vijuar studimet, por kur të shkojmë në SHBA vajza e djali do të shkojnë në universitet”.

Rreth 1.600 afganë janë vendosur në një nga resortet e Shëngjinit. Dita e refugjatëve në Shëngjin, kalon kryesisht në plazh. Fëmijë e të rritur angazhohen në aktivitete sportive ndërsa vullnetare mbajnë aktivitete arti për gra.

Por dita normale e punës nuk ka ndryshuar shumë për Faisal Karimin, gazetar e ligjërues i gazetarisë nga Afganistani

Ai udhëheq Agjencinë e Lajmeve për Gratë e Afganistanit dhe po vijon punën nga Shqipëria me shumë kolegë të tij që janë evakuuar po ashtu.

“E dimë se si gazetarë kemi përgjegjësinë për të vijuar punën, dhe këto janë ditë kritike kur njerëzit e Afganistanit kanë nevojë për të marrë informacione por mediat e vendosura në Afganistan nuk janë të lira dhe të pavarura”.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se do pranojë deri në 4 mijë afganë në shtetin e tij, më shumë se çdo vend tjetër i botës./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITET FILIALI I POSTËS SHQIPTARE NË BABRRU/ Ja sa para marrin autorët dhe largohen me biçikleta
Previous article "NA JEP 100 MIJË EURO, OSE TË VRAMË"/ Kërkon lirinë i arrestuari për grabitjen e noterit në Sarandë, nesër vendimi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT