• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KABINAT INDIVIDUALE TEK NUMRI I KUFIZUAR I PUSHUESVE/ Ja përgatitjet për sezonin e verës në Itali
Home
Nderkombetare

NGA KABINAT INDIVIDUALE TEK NUMRI I KUFIZUAR I PUSHUESVE/ Ja përgatitjet për sezonin e verës në Itali

19 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Operatorët italianë të turizmit po përgatiten të përballen me një sezon veror të ndryshëm, ku pushuesve, por edhe stafit të qindra-mijëra punonjësve do t’iu duhet të “bashkëjetojnë” me koronavirusin.

Por autoritetet italiane kanë menduar për masat e padëgjuara më parë, nga zhytja në det me rezervim, te numri i kufizuar i pushuesve për çdo plazh dhe administratorët shëndetësorë që do të kujdesen për ruajtjen e distancës mes pushuesve. Një nga problemet shqetësuese është burokracia, neglizhimi i masave që ka vendosur qeveria si nga operatorët dhe autoritetet që do të dalin në terren.

Nga plazhi i Circeo-s në Ostia e deri tek Santa Severa, vetëm në Lazio ka mbi 700 biznese me rreth 40 mijë të punësuar. Sipërmarrësit kërkojnë ulje taksash, pa të është e pamundur shprehen ata. Plani i qeverisë pritet të jetë i ngjashëm për të gjitha zonat turistike në Itali, i ngjashëm me atë plan masash që tashmë është aplikuar për supermarketet dhe bizneset e tjera, distanca dhe dezinfektimi i rregullt i ambienteve.

Qeveria italiane po bazohet në rekomandimet e OBSH-së; në plazh pa maskë, por jo gjatë udhëtimit për në plazh, 4 pushues për 10 metra katrorë, rezervime paraprake në internet për të siguruar qëndrimin dhe shërbimin pa krijuar konfuzion, kabina dhe stacione ditore me shezlonge individuale si dhe furnizim i rregullt me dezinfektantë i këtyre pikave “të nxehta”, raporton newsbomb.al.

Hyrjet e plazheve, zonave sportive, zonat për fëmijë dhe pishinat do të monitorohen nga administratorët.

Megjithatë ekspertët thonë se edhe nëse të gjitha masat aplikohen dhe funksionojnë, biznesi e ka të humbur 50% të xhiros. “Do të kemi sisteme që do të funksionojnë përgjysmë, me më pak klientë. Pa dyshim që do të ketë një tkurrje të madhe të sezonit turistik”, shprehen ata, raporton Corriere della Sera.

Në Sabaudia ka ekonomi të tëra që tashmë janë bazuar dhe ekuilibruar nga turizmi. “Rreziqet janë të mëdha për shëndetin, dhe ne po ofrojmë një shërbim publik në këtë moment, nevojitet mbështetje financiare”, thotë Marco Beoni nga Konsorciumi Mare Pontino.

“Ne jemi përgjegjës për një sektor në të cilin bazohen ekonomitë e vendit. Nëse deti mbyllet, këto zona vdesin”, kështu shprehet një biznesmen italian në Circeo.

“Distancat në plazhe janë të vështira për t’u respektuar, duhet të bëjmë shpenzime të mëdha e gjithashtu të jemi vigjilentë. Ka frikë por edhe dëshirë për të punuar”, thotë Vincenzo Cerasoli, zëdhënës për 32 biznese të zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ministri i Arsimit në Britani: Të rinjtë rol kyç në luftën ndaj COVID-19, s’ka datë për hapjen e shkollave
Previous article KORONAVIRUSI/ Flet mjeku që këshillonte Kurtin: Moti i nxehtë na mbron nga infektimi

k.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT