Pas shkëputjes së Astrit Patozit nga PD dhe krijimit të partise se re “Bindja Demokratike”, duket se dhe të tjerë (ish) eksponentë demokrat po ecin në të njejtën rrugë.
Ditën e djeshme, deputeti i opozites së re Myslim Murrizi njoftoi krijimin e nje partie të re, drejtuar nga ai si dhe zbuloi edhe emrin.
“Me të gjtihë kolegët e mi anti komunsitë dhe demokratë që nuk vijnë nga PPSH dhe që nuk janë të sigurimet të shtetit. E kam gjet edhe emrin, Partia Kundër Hajdutëve 30-vjeçar”, deklaroi Murrizi.
Nga ana tjetër Jozefina Topalli tashmë e larguar prej vitesh nga skena politike, çdo ditë e me shumë po paralajmëron nje levizje të re që lexohet qartazi midis rreshtave në deklaratat e bëra nga ish numri dy i Partisë Demokratike. (Lexo këtu)
Topalli, një prej zërave më kritik ndaj Lulzim Bashës sinjalizoi sot hapat e parë të rrugëtimit të ri: :”Koha eshte per te vepruar. Koha eshte per nje levizje per ndryshim. Boll është boll”, shkruan ish deputetja.
Kujtojmë se edhe Rudina Hajdari shpeshherë ka lene të nënkuptohet se është në pritje të një lëvizje por në momentin e duhur.
Mbetet për tu parë në vijim se si do të funksionojnë por ajo që dihet tashmë është se opozita pritet të ketë mjaft rivalitet.
AlpeNews.al


