Gjykata është institucioni i cili merret me vendimet, për ti dhënë të drejtë atij që e meriton atë. Por në Shqipëri, ka pasur momente ku kjo e drejtë është cënuar pikërisht nga ata vetë.
Janë tre rastet ku tre gjykatës kanë rënë pre e “halleve” të tyre personale.
I famshëm ishte rasti i Shyqos i cili kërkonte seks në mënyrë të kulturuar, duke i thënë një gruaje e cila kërkonte divorcin nga burri. “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik” (pse keqkuptohesh).
“Shyqo do edhe të jetë mik por do të hajë edhe fik”. Por “Shyqot” nuk paskan të mbaruar i fundit ishte rasti i djeshëm ku gjyqtari i Fierit i kërkonte, seks një gruaje e cila kërkonte kujdestarinë e fëmijës. Pra “SHYQOT”, “ROLANDAT”, dhe “GUCIMAT” nuk paskan të mbaruar presim vettinun të mos na dalin më “miq që duan fiq”.
Çfarë ndodhi dje:
1.Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi
Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.
Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
2. Gjyqtari i Gjirokastër, Gucimtar Boçi
Dy vjet më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e bujshëm të ish- kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, që të jepte në favor të saj një çështje që ajo kishte në këtë gjykatë.
Më poshtë është videoja sesi ky gjyqtar e vendos drejtësinë në vend:
Ai i kerkonte lidhje intime nje gruaje, e cila i ishte drejtuar Gjykates per tu ndare nga burri. Sipas gjykatës, të tjera SMS përmes të cilave Çobo i kërkonte 30 vjeçares përfitime të llojit jomaterial ishin: “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik (pse keqkuptohesh).
Fundja mua në jetë s’më mungon asgjëasgjë. Për problemin që po të tundon, ndihma ime s’do të mungojë, pavarësisht konkludimit tuaj”; “Pjesë e miqësisë time janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë (vertikal)…”; “Sinqerisht, komunikimi me Ty më duket maksimalisht i vështirë…!”;
“Argumenti habitës është fakti se ju jeni e shkolluar”; “Dua të jem konfidencial me ty. M’u drejto me Ti! Je mjaft e mirë!”; “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria”!!”.





