• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA INTEGRIMI, TE STREHIMI/ Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët
Home
Politikë

NGA INTEGRIMI, TE STREHIMI/ Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

9 April, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin “Punët e Shqipërisë” në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke ndalur këtë herë në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë historike të momentit që po kalon vendi, duke e cilësuar integrimin në Bashkimi Evropian si një mundësi të rrallë që nuk duhet humbur.

Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet për herë të parë në një pozicion të favorshëm ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një mbështetje më të fortë politike, me qëllim realizimin e objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.
“Duhet të bëjmë punët, që duhen. Ne kemi sot një moment të historisë sonë, ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve. Për herë të parë ndodhemi në pozitën, ku të mëdhenjtë tani i kemi me vete. Ka qenë një ëndërr e brezave ku në vazhdimësi kemi qenë në vështirësi të mëdha.

Unë e përsërisja vazhdimisht që na duhet një mandat më i fortë se ky që kemi dhe ai që kishim për të bërë realiteti objektivin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të vrapojë për të hapur një derë që nuk ka qenë kurrë e hapur. Duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë derën të mbyllet pa hyrë brenda.

Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë zgjedhje politike, se sa vendore. PS e di që fati e ka dashur që të na bjerë ne në kurriz, një gur kaq i madh, për ta vendosur në vendosur në kilometrin e fundit. Ne duhet që ta kapin trenin e historinë me patjetër”, tha kryeministri Rama.

“Sherr, por jo luftë…”, Rama: Përfitojmë më shumë turistë nga konflikti në Lindjen e Mesme

I pyetur nga qytetarët, kryeministri u përgjigj edhe për ndikimin që kanë tensionet në Lindjen e Mesme në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria përfiton pozitivisht, pasi konsiderohet si një vend i sigurt nga turistët për pushime. Megjithatë sipas tij vazhdon të mbetet shqetësuese rritja e çmimeve.

“Për fat të keq, unë mendoj që kjo do të përkthehet në shumë njerëz që do të kthehen këtu. Këtu ka sherr, po luftë jo. Unë nuk mendoj se ka ndikim negativ, ajo që është frika më e madhe janë çmimet, ju e patë si kërceu nafta kur nisi lufta.

Ajo që unë mendoj, Durrësi ka më shumë nevojë është që të ketë sa më shumë investime. Ajo që ne kemi menduar është një program për parkime nëntokësore, por edhe mbitokësore. Sigurisht që do të ketë edhe shumë projekte të tjera. Janë dy projekte të mëdha në Durrës, që shpresojmë se do i konkretizojmë së shpejti. Synojmë që të sjellim turistë që të shpenzojnë shumë dhe që lënë shumë lekë këtu. Për këtë na duhen struktura që t’i sjellim.”

“Krijojmë fondin e përgjithshëm për strehimin”

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, të mbajtur në Durrës, Rama u ndal edhe tek problemi i shumë qytetarëve…vështirësia për të pasur një banesë. Rama tha se shuma që do të mblidhet nga taksa 3% për lejet e ndërtimit, do të përdoret si garanci bankare, në mënyrë të tillë që shteti t’u vijë në ndihmë qytetarëve, apo çifteve të reja për të pasur një banesë.

“Strehimi është një nga pikat më delikate të të gjithë këtij zhvillimi, se si do u jepet më shumë akses njerëzve që punojnë, por nuk janë shumë të pasur në strehim. Nuk kemi vetëm fazën e problemit të strehimit social, por kemi hyrë në fazën për strehimin e përballueshëm.

Kemi vendosur dhe jemi i vetmi vend që e kemi vendosur, 3% taksë për lejet e ndërtimit, edhe Bashkia e Durrësit ka mundësinë që të ketë një fond për strehimin. Do krijojmë fondin e përgjithshëm dhe janë disa formula që do të lehtësojmë marrjen e një shtëpie, që janë në punë dhe që kanë disa parametra, por që prapë nuk e marrin do shtëpinë, prandaj shteti do të krijojë një garanci bankare.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET NË COD EKSPOZITA E ARTISTIT SALVADOR DALI/ Rama: Ky koleksion është një ftesë për në 'parajsë'
Previous article ANALIZA E REL/ SHBA, qëndrim të qartë në OKB: Trump pret zotim nga Kosova dhe Serbia se do të punojnë së bashku

s.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT