• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA HILLARY CLINTON TEK LIONEL MESSI/ Biden i ‘shpërblen’ me Medaljen e Lirisë
Home
Nderkombetare

NGA HILLARY CLINTON TEK LIONEL MESSI/ Biden i ‘shpërblen’ me Medaljen e Lirisë

5 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bono i U2, Hillary Clinton dhe miliarderi George Soros, janë ndër personalitet që janë vlerësuar me nderimin më të lartë civil të Amerikës nga presidenti në largim Joe Biden.

Medalja Presidenciale e Lirisë do t’u jepet 19 personave këtë vit, përfshirë ikona të kulturës, politikanë dhe aktivistë.

Ata janë zgjedhur sepse janë “njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe botën”, tha Shtëpia e Bardhë.

Filantropisti miliarder dhe donatori i madh demokrat George Soros dhe politikania amerikane Hillary Clinton janë gjithashtu në mesin e të vlerësuarve.

Në vitin 2018, Soros, financier me origjinë hungareze, ishte një nga kritikët e profilit të lartë të Donald Trump.

Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, mori çmimin vetëm disa javë përpara se ish-rivali i saj politik të betohet si president. Ajo humbi ndaj Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

Aktorët si Denzel Washington dhe Michael J Fox kanë marrë medaljen e artë së bashku me yllin e futbollit Lionel Messi, basketbollistin në pension të Los Angeles Lakers, Earvin “Magic” Johnson dhe stilistin Ralph Lauren.

Themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit, George Stevens Jr dhe ish-kryetari i Qendrës Kennedy, David Rubinstein janë gjithashtu në mesin e të  vlerësuarve me medalje.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Robert F Kennedy, ish-Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, udhëheqësja e të drejtave civile Fannie Lou Hamer dhe ish-guvernatori i Miçiganit George Ë Romney marrin çmimin pas vdekjes.

E themeluar nën ish-presidentin John F Kennedy, medalja jepet sipas gjykimit të presidentit me këshillën e një paneli të jashtëm këshillues.

Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Heëson, tashmë është nderuar me nderin më të lartë kulturor të Francës dhe ka marrë titullin kalorësi nderi. Ai njihet për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjen e personave me HIV/AIDS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË KORÇË/ Humb kontrollin e mjetit e del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe pasagjerja
Previous article KALUAN FESTAT NË SHQIPËRI/ Nis largimi i emigrantëve dhe turistëve nga porti i Vlorës

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer Botë

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen Botë

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT