• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA HIDRAULIK E PARUKIER NË KUZHINJER/ Rritet interesi i të rinjve fierak për kurse profesionale. Ja zanatet më të kërkuara
Home
Sociale

NGA HIDRAULIK E PARUKIER NË KUZHINJER/ Rritet interesi i të rinjve fierak për kurse profesionale. Ja zanatet më të kërkuara

25 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Dëshira për të marrë një profesion apo zanat të kërkuar në tregun e punës ka rritur interesin e të rinjve që ndjekin kurse trajnimi në Fier. Janë mbi 330 të rinj që aktualisht janë të regjistruar falas në një Qendër, ku profesionet më të kërkuara janë elektricist, hidraulik, kuzhinier, parukier dhe estetikë.

“E kam filluar kursin e kuzhinës për shkak se e kam pasion dhe shpresoj të gjej një vend pune të mirë”, tha një kursante.

Banore e Fierit, vajza mezi pret të përfundoj kursin dhe bisedimet për një vend pune i ka nisur që tani.

Pamundësia për të gjetur veten në treg ka rritur interesin e të rinjve që ndjekin kurset profesionale në Fier. Një tjetër kursante, nga Levani shkon në Fier për të mësuar zanatin e parakueres.

“Mendoj se ky është një investim shumë i mirë për veten time për të hapur një biznes familjar”, tha një parukiere

Instalime elektrike, hidraulik, rrobaqepsi, parukeri-estetike dhe kuzhinë janë ndër kurset më të kërkuara dhe të frekuentuara nga të rinjtë të cilat ofrohen falas në Qendrën e Formimit Profesional dhe Publik, në Fier.

“Kam zgjedhur kursin e kuzhinës në Fier dhe e kam shumë qejf”, tha një kursant

“Në këtë qendër vazhdojnë rreth 330 kursant dhe kursante në të gjitha specialitetet ku grupmoshat që e interesuara janë mosha të reja nga 18 – 40 vjeç. Përveç punësimit që janë bërë në Qarkun Fier ose brenda vendit kemi punësime dhe në tregun rajonal e jashtë vendit”, u shpreh Drejtori i Qendrës së Formimit profesional Publik në Fier, Aleksander Lalaj.

Por në kurse profesionale nuk shkojnë vetëm të rinjtë. Për hidraulik ka interes edhe për mosha e larta.

“Grup moshat që vijnë dhe regjistrohen fillojnë nga moshat 16 vjeç dhe deri në 60 vjeç”, tha Bledar Cuko, instruktor i kursit hidraulik.

“ Ka goxha kërkesa dhe ato e gjejnë veten duke u punësuar në ndonjë biznes”, tha Eriona Kapaj, instruktore për parukeri./ shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 25 JANAR/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Previous article "KUR ISHA 23 VJEÇ U LIDHA ME NJË 47 VJEÇARE"/ Kujt mund t’i përkasë ky sekret në BB VIP?

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge Aktualitet

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT