• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA FRIGORIFERI TE BLENDERI 2.7 MILIONË/ U kallëzuan nga magazinieri, si ranë në pranga 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor
Home
Breaking News

NGA FRIGORIFERI TE BLENDERI 2.7 MILIONË/ U kallëzuan nga magazinieri, si ranë në pranga 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor

24 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Duke mos gjendur asnjë mundësi tjetër për të dalë nga një histori e një firmosjeje pa dashjen e tij, një magazinier është detyruar t’i drejtohet Prokurorisë për ndihmë.

Ka deponuar gjithçka i ka ndodhur në drejtorinë në të cilën punon e për pasojë, Prokuroria ka regjistruar çështjen dhe ka nisur hetime intensive me metoda proaktive, duke bërë të mundur arrestimin e 4 zyrtarëve.

Kështu, drejtori i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë, Ali Rasha, u arrestua dje për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Magazinieri pranë UBT-së, shtetasi me iniciale A.Ç. ka kallëzuar në polici shkeljet që janë bërë në një tender me kompaninë “Gjelbërimi” sh.p.k.

Mallrat që kanë hyrë në magazinë, denoncon A.Ç. nuk janë në përputhje me procesverbalin. Magazinieri thotë se Rasha i ka kërkuar të firmosë dokumentet në mirëbesim të plotë, pasi pjesa tjetër e mallit do të vijë së shpejti. Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë.

“Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për vjedhje, korrupsion dhe shpërdorim detyre me këtë tender, janë vënë në pranga dhe katër punonjës të tjerë të Universitetit Bujqësor, Tahir Ballgjini me detyrë përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe Ahmet Mejdani me detyrë magazinier në magazinën qendrore të UBT-së.

HETIMI

Vetëm pak momente pas arrestimit të këtyre personave, Prokuroria ka treguar detaje të reja që kanë dalë nga dosja hetimore.

Sipas të dhënave janë dokumentuar disa imazhe të disa prej pajisjeve të cilat janë blerë në kuadër të tenderit abuziv në Universitetin Bujqësor të Kamzës, për të cilin u arrestuan 4 punonjësit. Referuar të dhënave që vijnë nga prokuroria mësohet se ata akuzohen për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg, në dosjen e Prokurorisë rezulton të jetë një blender. Kostoja normale e kësaj pajisje elektroshtëpiake në treg do të shkonte në jo më shumë se 30.000 lek të rinj, por sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga katër punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276.000 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë, një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”, që kushton 30.000 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja.

Gjithashtu në listën e shërbimeve ekstra mbi limitet sipas Prokurorisë punonjësit e UBT kanë tejkaluar çdo lloj limiti dhe norme në blerjet që kanë realizuar, duke dyfishuar pothuajse vlerën e çdo pajisje. Sipas të dhënave ditën e djeshme është marrë në pyetje në lidhje me abuzimin me tenderë dhe rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku, emri të cilit figuron në denoncimet që çuan në pranga 4 persona.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka sqaruar në deklaratën për mediat se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit në bisedat me personin që ka bërë kallëzimin për çështjen, si formë mbrojtje në skemën e abuzimit financiar.

“Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R. Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit”, nënvizohet në deklaratën e Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO ISHTE 12 VJEÇ, UNË ISHA 30"/ Shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale pas deklaratës së Biden
Previous article NDARJA NGA JETA E SALI SHIJAKUT/ Meta tregon historinë e pikturës së Vojo Kushit, përgjigja e artistit për udhëheqjen pasi ia censuruan tablonë

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT