Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në Kuvend ka ironizuar Partinë Demokratike, ndërsa tha se PD do të fitonte nëse vinte bast, vetëm për shpifjen më të shumta në njësinë e kohës.
Pjese nga fjala e Rames:
Për pronarët e lojërave të fatit Rama deklaroi se shumica janë me precedentë. “I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufijshme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike.
Nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok që atëherë por bëmë një kompromis në këndvështrimin tim të keq, kjo është arsyeja se bashkë me Bracen për herë të parë besoj edhe të fundit theva dhe rregullin e votimit pas vendimit të grupit duke mos votuar për të mbyllur kazinotë në 31 dhjetor
Vendimin e mbështesin 92% e grave shqiptare, ska të majtë, ska të djathtë, me ne, me ata, vendim që shkon përtej gjithë kritikës dhe debatit të përditshëm politik.
Dhe me e forta qe kam dëgjuar këto kohe eshte qe Rama e ben per te terhequr vemendjen, ku eshte vemendja, Babalja, nuk po r ndjek me populli me interes telenovelen, kur po behej gati te dilte nje personazh tjeter, ezeli i PD, dhe izaura, skllavja izaura, Luli dhe Mona
Ca po bejne keta, se jane dhe analistet me gjyslyket poshte dhe syte larte, ca po bejme ne? Po bejme lufte frontale me te keqijat e rrënjëzuara thelle ne këtë shoqëri që janë të vështira për tu mundur sa hap e mbyll sytë.
Dhe meqë krimi lulëzoi në kohën time dhe të Braces, timen në fakt se Erjoni ka pasur shumë kohë, më thoni një emër, nga këta të serisë narkobabale që u krijua dhe u bë i famshëm në botën e paligjshmërisë me ardhjen në qeveri të PS.


