• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA EMIGRACIONI I PALIGJSHËM TE LUFTA KUNDËR DROGËS/  Zbardhet takimi i drejtorit të Policisë së Shtetit me homologun grek
Home
Breaking News

NGA EMIGRACIONI I PALIGJSHËM TE LUFTA KUNDËR DROGËS/ Zbardhet takimi i drejtorit të Policisë së Shtetit me homologun grek

26 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, Gjeneral Leitnant Konstantinos Skoumas. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e suksesshëm mes 2 forcave policore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Gjatë takimit, krerët e policive të 2 vendeve shprehën vullnet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin në kundër të luftës kundër kontrabandës, trafikimit të narkotikëve e trafiqeve të tjera të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër, mes 2 vendeve.

Gjithashtu, u dakordësua zhvillimi i vizitave të ndërsjella, për shkëmbim të përvojave dhe eksperiencave, si dhe mundësia e trajnimeve në fushat e sigurisë rrugore, sigurisë kufitare dhe policimit në komunitet.

Në fund të takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë shqiptare dhe asaj greke, theksuan nevojën e konstituimit të grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale, në Shqipëri dhe në Greqi, me qëllim parësor, rritjen e sigurisë publike, për qytetarët e të dy vendeve dhe me gjerë.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas, 2 Drejtorët e Përgjithshëm kanë zhvilluar një takim më të gjerë pune, në të cilin morën pjesë Kreu i Degës së të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shtabit të Policisë Greke, Gjeneral Major Dimitrios Mallios, Drejtori i Divizionit të Menaxhimit dhe Analizës së Inteligjencës, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Divizionit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Kolonel Ioannis Stavrakakis, Drejtori i Drejtorisë për Luftën kundër Krimeve të Veçanta të Dhunës, Eleftherios Chardalias, Drejtori i Kabinetit Lazaros Giannakis dhe Oficeri Ndërlidhës Policor i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Georgios Xanthis. Nga Policia shqiptare, morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Oficerja Ndërlidhëse Policore e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, kryekomisare Eva Kollobani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VITE NGA TËRMETI/ Ambasadorja e BE: Do të vazhdojmë programet tona për rindërtimin, sot kemi…
Previous article TË AFËRMIT NDODHEN NË UKRAINË/ Çifti kurorëzon dashurinë në Angli dhe gjen mënyrën perfekte për t’i pasur miqtë të pranishëm

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT