Duam ose jo, e vërteta është se prindërimi të ndryshon. Gjumi ngjan me një kujtim të largët, ditët e flokëve perfekte harrohen, e ndërsa për takime romantike duhet një axhendë e mirëmenduar.
Gjithsesi, gjithçka varet nga mënyra si e percepton. Bloggerja Nikki Pennington përshembull, ka bërë gjithë Instagram-in dhe Facebook-un të mendojë ndryshe për jetën që të pret pasi bëhesh nënë.
Kur kujtonte veten e saj ‘të vjetër’ tregon se kishte shumë kohë për tu bërë gati, për të bërë make up dhe për të rregulluar flokët.
Por që pas lindjes së bebushit gjithçka ndryshoi drastikisht.
“Të them të drejtën, nuk më mungon vetja ime atëherë, para se të bëhesha nënë. Isha gjithnjë duke shkuar diku, përherë e zënë dhe s’qullosja asgjë. Harxhoja para në darka të shtrenjta, pije me shoqërinë dhe tualete.”- shkruan ajo ndërkohë që hedh poshtë mitin se pasi bëhesh nënë, jeta merr një tjetër rrjedhë.
“Pasi bëhesh nënë, kupton vërtetë çdo të thotë miqësi, kur ata i duan fëmijët e tu aq sa duan të tyret. Do të kuptoni çfarë vlen vërtetë. Shijojini vitet e rinisë, por ta dini që ato që vinë pas, me fëmijën në duar, janë më të bukurat.”
Postimi mori më shumë se 7000 reagime dhe u shpërnda rreth 1000 herë. Komentet më të shumta, sigurisht ishin nga prindërit e rinj të cilët binin dakord me ato ç’ka shkruante blogerja.
Gjithsesi, përpos dashurisë dhe pozitivitetit që mëmësia sjell, dëshira që i bashkonte të gjitha ishte një natë e qetë dhe e gjatë gjumi.




