• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BYREKU TEK FASULET/ 4 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit
Home
Jetë

NGA BYREKU TEK FASULET/ 4 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

20 August, 2022 s.autor Jetë

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një kulinari të pasur e cila vlerësohet nga turistët anë e mbanë globit.

Vizitorët e huaj thonë se janë të impresionuar jo vetëm nga njerëzit shumë miqësorë të Ballkanit, natyra, kultura, tradita, por veçanërisht ushqimet e shijshme. Ushqimet e vendeve të Ballkanit përshkruhen si shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm por edhe një trashëgimi i rëndësishme e kulinarisë botërore.

Në një pjesë të konsiderueshme e këtyre ushqimeve vihet re ndikimi i Greqisë dhe Turqisë, por ajo që e bën Ballkanin një rajon interest është aftësia për të përmirësuar në shije dhe vlerë çdo recetë gatimi.

Ushqimet e mëposhtme, kudo që serviren, janë si magnet për mbledhjet e hareshme familjare në një tryezë, sepse në këtë rajon, njerëzit nuk ushqehen vetëm se duhet të hanë, përkundrazi!

Specat, domatet, lakrat, kungujt e mbushur

Amvisat ballkanase kanë një mjeshtëri të pikasur kur vjen puna tek mbushjet e perimeve.

Perimet e mbushura ( speca, domate, lakra, kunguj) janë ndër gatimet më popullore në Ballkan, sepse janë të larmishme dhe përshtaten me çdo shije. Më të preferuarit janë specat e mbushur në tavë, një recetë që e gjen në çdo vend të Ballkanit.

Fasulet

Fasulet i gjen në shumë receta gatimi ballkanase. Mënyrat e gatimi janë të larmishme por në shumë vende i gjen ato të pjekura në furrë. Në tavë apo në tenxhere, fasulet janë ushqimi që gatuhet minimalisht një herë në javë e që konsumohet gjerësisht në vendet e Ballkanit.

Pleskavica

Qoftet janë ndër ushqimet që bashkojnë në tryezë familjet e Ballkanit Perëndimor. Varianti më i preferuar i qofteve në Ballkan janë ato të skarës, që janë në madhësi relativisht të vogla dhe që shoqërohen shumë mirë me bukën e shtëpisë, speca turshi, gjizë, qepë etj. Një vizitë në Prizren, Pejë apo Prishtinë nuk mund të imagjinohet pa shijen e mrekullueshme të pleskavicës.

Një lloj qofteje e madhe hamburgeri e pjekur në skarë që shoqërohet me pite, djathë, salca picante, patate të skuqura, spec djegës, sallatë dhe kastraveca turshi. Ky lloj hamburgeri i përhapur gjërësisht në mbarë Ballkanin konsiderohet një konkurent superior dhe më i shëndetshëm se çdo lloj panine tjetër e mbushur që serviret në rrjetet e famshme të vendeve perëndimore.

Byreku

Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare dhe asaj të Ballkanit, padyshim tradita unike e byrekut është më tërheqësja e shijes jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.

Byrekët mund të përgatiten me një larmi produktesh, me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por byreku me lakra të egra është më i mrekullueshmi i të gjithëve.

Recetat e byrekut janë përvetësuar nga epoka e perandorisë Otomane dhe janë përmirësuar me kalimin e viteve.

Byrekët më të përgatitur në Ballkan janë ato me mish, djathë, gjizë, barishte, hithra, lakra, presh, kungull, spinaq dhe kos./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË E ZEZË PËR TURQINË/ 32 viktima nga dy aksidente të ngjashme në juglindje të vendit
Previous article BE MERR VENDIMIN MË 30 GUSHT/ “Ide naziste”, Kremlini: Ndalimi i rusëve që të hyjnë në BE!

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT