Komisioni Europian do të publikojë javën e ardhshme strategjinë e re, të zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen. Në dokumentin, që sipas të përditshmes britanike “Financial Times” do të bëhet publik të martën e 6 shkurtit, përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Europian.




