• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA BODRUMI I “GOLDEN”/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e krimit, trupi i Prengës 8 orë në kompleks… (FOTO)
Home
Breaking News

NGA BODRUMI I “GOLDEN”/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e krimit, trupi i Prengës 8 orë në kompleks… (FOTO)

13 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit “Golden” në pronësi të Altin Hajrit në Shijak. Janë 5 persona të pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa heqin rrobat që kishin gjatë pengmarrjes së Jan Prengës në Kamzës, i djegin jashtë resortit, ndërsa fusin në plastmas trupin e Jan Prengës që e nxjerrin nga bagazhi i Range Rover. Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia. Trupi i Jan Prengës transportohet jashtë kompleksit rerth orës 20:30, 8 orë pasi u soll në “Golden”

Redaksia13 Shkurt, 13:41 | Përditesimi i fundit: 13 Shkurt, 13:56

Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit “Golden” në pronësi të Altin Hajrit në Shijak, të cilat shfaqin të gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur me sjelljen në kompleks të Jan Prengës. Nga të gjitha hetimet e kryera deri më tani, por edhe nga se çfarë përmbajnë kamerat e sigurisë, 49-vjeçari i rrëmbyer më 17 janar 2020 në Kamëz, është sjellë i pajetë në kompleks me një Range Rover të bardhë, i cili rezulton i vjedhur nga një këngëtare tallavaje në zonën e Komabinatit, me targë të falsifikuar.

Rreth orës 12:33, një orë pasi ka ndodhur pengmarrja në Kamëz, pesë persona që janë evidentuar në ambientet e bodrumit të kompleksit “Golden” sapo kanë mbërritur nga pengmarrja.

Momenti kur autoret nderrojne rrobat qe kane pasur gjate rrembimit ne Kamez

Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia.  Ai dyshohet të mos ketë qenë pjesë e grupit të rrëmbyesve, por ka pritur mbërritjen e autorëve bashkë me Jan Prengën në kompleks. Altin Hajri, i veshur me bluzë të bardhë me mëngë të shkurta, në një foto shihet teksa ka dalë lart, dhe sipas burimeve nga grupi hetimor, ai kërkon për disa dokumente.

Autoret, te gjithe veshur me te zeza, te armatosur e maskuar, nderkohe me bluze te bardhe dyshohet Altin Hajri

Të gjithë, kanë ndarë rolet dhe kanë bashkëpunuar më tej për të larguar trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga kompleksi. Në bodrum shihen tre makina. Njëra është Range Rover, ku nga bagazhi është nxjerrë trupi i pajetë i Jan Prengës. Report Tv publikon vetëm disa foto të shkëputura nga kamerat e sigurisë në “Golden”, sepse pamjet e plota filmike, janë realisht të rënda. Autorët, me gjakftohtësi, pasi e nxjerrin nga Range Rover e lënë trupin në tokë, ndërkohë që është gjysmë i zhveshur.

Më tej, e fusin në disa qese plastmasi dhe e kalojnë në furgonin e bardhë, tek i cili ka edhe kazma e lopata. Trupi i Jan Prengës ka qëndruar brenda “Golden” përreth 8 orë, dhe vetëm në 20:30 të darkës, furgoni me trupin e pajetë ka dalë nga kompleksi “Golden” për t’u groposur në një vend ende të paditur nga policia.

Pasi kanë hequr rrobat e “krimit”, ato të kamufluara dhe me maska të momentit të pengmarrjes, autorët ndërrojnë veshjet, dhe ato që i heqin i djegin jashtë kompleksit.  Nga fotot, dallohen edhe disa qese të zeza në tokë, që autorët kanë përdorur për të futur edhe rrobat e tyre e për t’i djegur më tej.

Momenti kur marrin trupin e Jan Prenges per ta futur ne furgonin e bardhe

Mes tyre është edhe një punëtor i kompleksit “Golden” i cili hipën mbi një tjetër automjet të ndodhur brenda bodrumit, në tentativë për të hequr kamerën e sigurisë.

Nje person mbi furgon, dyshohet punetor i kompleksit “Golden”, ne tentative per te hequr kameren e sigurise

Janë rreth 27 minuta filmime nga kamerat e sigurisë, pra ata kanë vepruar me qetësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEJNË ME LOKOMOTIVËN E KROACISË/ Klubi iu rinovon kontratën tre lojtarëve shqiptarë, ja emrat
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Chelsea “rrëmben” lojtarin e kampionëve holandez... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT