• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Nga blloku Cakran-Mollaj deri në Gorisht. Qeveria nxjerr në shitje 3 vendburime të naftës
Home
Ekonomi
Movers

Nga blloku Cakran-Mollaj deri në Gorisht. Qeveria nxjerr në shitje 3 vendburime të naftës

7 February, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, Movers

Qeveria ka nxjerrë sërish në shitje 3 vendburime nafte në jug të vendit.

Bëhet fjalë për bllokun Cakran – Mollaj në Fier dhe Gorisht – Kocul e Amonicë në qarkun e Vlorës.

Afati i aplikimit për shoqëritë që kërkojnë të marrin në shfrytëzim këto blloqe është data e fundit e muajit mars.

Një urdhër i firmosur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, urdhëron kompaninë Albpetrol që të fillojë menjëherë procedurat e shpalljes së blloqeve të lira dhe të nisë punën për ngritjen e grupit të vlerësimit dhe të hartimit të termave të kontratave.

Blloku i Amoncës ishte në përdorim nga kompania Phoenix Petrolium, por për shkak të mos përmbushjes së kushteve në kontratë dhe vlerës së investimit, asaj iu hoq e drejta e kërkimeve në Mars të 2017-s.

Po ashtu edhe në blloqet e gazit dhe naftës Cakran – Mollaj dhe Gorisht – Kocul, Shqipëria ka patur një marrëveshje koncesionare me firmën Transantlantic, por kontrata u prish nga ana e qeverisë me pretendimin se kompania nuk ka paguar 13 milionë dollarë ndaj Albpetrol dhe po ashtu nuk ka kryer investimet e duhura në puset e naftës.

Ende Shqipëria vijon betejën në Arbitrazh me këtë firmë, ku Transantlantic kërkon 70 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa Albpetrol 75 milionë dollarë.

Këto janë blloqet më të rëndësishme të naftës në Shqipëri, pas atyre që ka në shfrytëzim Bankers Petrolium, duke arritur një prodhim vjetor prej më shumë se 100 mijë ton në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kap burrin duke folur me një tjetër, 50-vjeçarja: Jam e shkatërruar
Previous article Video/ Kiara Tito zbulon detaje rreth programit me operacione plastike

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT