• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BIZNES FAMILJAR NË…/ Rama: Skema kombëtare ndihmon njerëzit e zakonshëm
Home
Politikë

NGA BIZNES FAMILJAR NË…/ Rama: Skema kombëtare ndihmon njerëzit e zakonshëm

16 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Nga një biznes i vogël, që punonte me kushte minimaliste dhe fitonte aq sa për të mbajtur familjen, me ndihmën e qeverisë, sot Dhurata Maloku ka mundur jo vetëm të zgjerojë aktivitetin e saj, por të sigurojë një treg më të gjerë për mishin e shpendëve, si dhe të furnizojë restorantet më të mëdha në Fushë Krujë e në zonat përreth.

Familja Maloku, e cila e ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2011 aplikoi për herë të parë për mbështetje financiare për ndërtimin e kompleksit të shpendëve, duke përfituar një shumë prej 5,1 milionë lekësh nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, e cila i mundësoi kryerjen e një investimi që ka përmirësuar ndjeshëm proceset e punës, si dhe ka shtuar kapacitetet prodhuese.

Kryeministri Edi Rama i cili vizitoi këtë biznes u shpreh se, ky është një tjetër shembull se si skema kombëtare ndihmon njerëzit e zakonshëm të ngrenë biznesin e tyre dhe të jenë të suksesshëm.

“Duam t’i tregojmë këto shembuj sepse duam që njerëzit t’i shohin që këto janë gjëra që janë reale, të mundshme, që janë për njerëz të zakonshëm, se ju s’keni pasur as miq as parti, as politikë, asgjë, por keni pasur vetëm punën,” u shpreh Kryeministri Rama.

Vetë biznesmeni tregon se ishte pikërisht mbështetja e qeverisë që mundësoi që biznesi i tyre të rritej dhe shprehet se mendon që ai të zgjerohet edhe më tepër në të ardhmen.

“Aplikuam te AZHBR, fituam grantin. Përfundimisht jemi shumë të kënaqur. Shpresën e kemi që ta zgjerojmë aktivitetin me ndihmën tuaj dhe do punësojmë më shumë se deri tani 8 veta jemi të punësuar. Më parë punonim në mënyrë primitive. Kjo ishte një ardhur shumë e mirë për ne,” shprehet biznesmeni.

Objektivi kryesor i financimeve të qeverisë është pikërisht nxitja e sipërmarrësve të vegjël në zonat rurale për plotësimin e standardeve kombëtare dhe të Bashkimit Europian, si dhe rritja e prodhimit.

ERTV Live😊: Fushë Krujë – Një tjetër shembull i rritjes nga një biznes familjar në biznes i madh, përmes mbështetjes sonë me financime për investime që rrisin prodhimin dhe cilësinë. Vijojmë të nxisim sipërmarrësit e vegjël në zonat rurale për kalimin në një nivel të ri prodhimin dhe plotësimin e standardeve europiane.

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 16. Juli 2019

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-MBROJTËSI I BRAZILIT NË KRIZË TË THELLË/ Cafu humb 5 prona për shkak të...
Previous article ORI NEBIJAJ "WAKE UP"/ ja kush e zëvendësoi sot moderatoren (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT