Qindra copë bizhuterie, përfshirë një kurorë mahnitëse, janë gjetur në varrin e një princeshe të lashtë në Krime.
Gruaja e pasur besohet të ketë qenë një anëtare elitë e fiseve nomade të “Skithë” të cilët udhëtonin nëpër Evropë dhe Azi në shekullin e parë pas Krishtit.
Ajo u stolis për “jetën pas vdekjes” dhe u rrethua me 140 pjesë stoli, duke përfshirë vathët, një gjerdan dhe pllaka floriri.
Ndërkaq një enigmë për arkeologët, ishin pllakat e floririt të vendosura në gjoksin e saj.
Në varrin 2,000 vjeçar u gjetën gjithsej 500 sende të arta, përfshirë pllaka dhe bizhuteri.