Festat mbaruan dhe bashkë me to edhe “Politika e Krishtlindjeve”.
Një politikë ku secili beri gjithcka për të dale nga formati zyrtar, nga kostumi i shtetarit apo i pushtetarit të rendesishem, e për “tu shkrirë” me masat. Me popullin. Për tu sjellë, e për tu bërë veprime dhe akte, që të duken sa me shumë si “një prej tyre”. E të gjitha këto, vetëm në ditet e fundit të vitit. Për lideret e Shqipërisë, kjo sjellje u kërkua të shfaqej, sidomos pas seances së dhunshme të 18 dhjetorit në Kuvend, ku u votua per Kryeprokuroren e re të Përkoheshme. Në Kosovë, liderët e saj, pas debatit për Gjykaten Speciale për Krimet e Luftes, ku akti i 47 deputeteve që kërkuan shfuqizimin e ligjit që u cilësua si thikë pas shpine për SHBA, u pasua me xheste e sjellje publike populiste të liderëve kryesorë.
E gjitha u duk si një version shqiptar i filmit legjendar: “Për ca dollarë më tepër”. Veçse në këtë rast, ky film do meritonte ndoshta titullin “Për pak popullor me teper”. Një version shqiptar i Modeleve Perëndimore të sjelljes moderne të lidereve politike ne publik.
E ndoshta, një përpjekje për të menaxhuar ndryshe imazhin dhe përcjellë mesazhin politik, nepermjet sjelljesh populiste.
Çfarë ndodhi konkretisht:
E filljmë nga kreu i shtetit, Ilir Meta, që vetëm një ditë para natës së vitit të ri, i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, solli një anë ndryshe të tij. E nisi me dashurine e tij te re artistike, çifteline, dhe e vazhdoi me të shtrirën komplet me shpinë ne toke. Detaje që e bënë presidentin te dukej sportiv, spontan, shakaxhi dhe popullor.
FOTO:
Njihet sigurisht si personazh mediatik por Edi Ramën nuk e kishim parë kurrë kështu! I veshur si babagjysh në emisionin e shokut te tij te vjeter te shkolles Ardit Gjebrese, tek e “E diela shqiptare” ne TV Klan, kryeministri mori pjesë në surprizën e dy të rinjve duke zgjedhur fillimisht të jetë i maskuar.
Nga historia e trishtë e Leos së paralizuar të cilit ai i premtoi se do t’i siguronte një fizioterapist që do ta ndihmonte te ngrihej në këmbë, tek ajo e Erglisës (vajzës nga komuniteti rom), që kishte pasur vështirësi në shkollim. E gjitha kjo u pasqyrua në vetëm një fjali të thënë nga Rama: Ti do jesh këshilltarja e ministrit të mirëqenies sociale. Do t’i japësh ministrit mend, nga zemra jote! Nga ana emocionale, sigurisht gjithcka ishte e arrire.
Shikoni VIDEON e plotë:
ERTV Live😊: NJË MESAZH PËR TY🎅🎁🎄G🌟E💥Z✨U💫A⭐R☄
Posted by Edi Rama on Sunday, December 31, 2017
Përsa i përket Tiranës, këto ditë, pesha i ka rënë vetëm një njeriu, dhe ai është sigurisht Erion Velia ose sic i therrasin pothuajse te gjithe tashme, Lali Eri. I është dashur të bëj shpesh kalime nga përshendetjet në koncertin e sheshit, herë në familjet rome (ku dhe “dhuroi” 60 shtëpi për to), dhe herë në “shërbëtor” me përparëse e garuzhde në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se është ndarë mirë me 2017-ën, ndonëse për partinë e saj nuk u tregua edhe aq i begatë.
Bashkë me vajzën e saj, Erën, ajo mori pjesë në emisionin “100 milion” në Top Channel, e moderuar nga Eno Popi, pasditen e të dielës.
Sic e do edhe zakoni i shfaqjes ne te tilla raste, udheheqesit i dijne te gjitha, perfshie edhe pyetjet e Eno Popit te Top Channel. Ndaj Mona nuk kishte si te na “zhgenjente” dhe ia ka arritur qe ti gjejë pergjigjt per 8 pyetjet e lojës dhe të fitojë 7.5 milionë lekë. Këto para Kryemadhi tha se do të shkojnë për bamirësi. Megjithatë, për Monikën kaq para nuk janë të mjaftueshme për bamirësinë që ajo ka adresuar dhe deklaroi se do të shtojë edhe para të tjera nga llogaria e saj. Bukur e! Pasi qelloi Kryeministrin me cizme Gucci sic u tha nga mediat, ne diten e fundit te vitit imazhi i bamireses i ve kapak gjithe mendimeve te keqia qe disa mund te kene patur per te ne 364 ditet e tjera te 2017.
Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar “një ëndërr”.
Ka provuar ndjenjën e të qenurit gazetar. Këtë mundësi ia ka dhënë Baton Haxhiu në televizionin që ai drejton Klan Kosova.
Kreu i Kosovës nuk ka bërë vetëm pyetje të karakterit politikë e historik, por edhe të dashurisë. E pyeti Batonin ne Prishtine, se kur është dashuruar për herë të parë dhe cila është femra që adhuron, gjë e cila tregon një anë tjetër të Thacit, ku me gjithë dëshirën e madhe qe kishte të dukej sa më sportiv, kaloi përsëri tek politika kur e pyeti Batonin mbi Edi Ramën, te cilin sic dihet e ka mik ne Tirane.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në shumë raste është cilësuar si personaliteti publik më i afërt me njerëzit.
Këtë e shohim jo vetem kur ben alpinistin apo cunin e palsetres. Këtë herë Ramush Haradinaj shfaqet si prezantues televiziv.
Bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj-Muçaj, kryeministri Haradinaj bën prezantimin dhe komentimin e lajmeve në një nga televizionet kosovare.
i gjithë “edicioni i lajmeve” ishte një sukses i vërtetë dhe nëse një ditë vendosë ta lërë politikën, duhet patjetër ta provojë dhe njëherë drejtuesin televiziv… Kur e ben edhe…pse Ramushi jo, shtrohet pyetja?!
VIDEO:
Haradinaj, Sumës: A ma jep recetën si i fiton zgjedhjet, t’i fitoj edhe unë? (VIDEO)
Haradinaj, Sumës: A ma jep recetën si i fiton zgjedhjet, t’i fitoj edhe unë? (VIDEO)
Posted by Klan Kosova on Sunday, December 31, 2017
Mbetet për tu parë gjatë 2018 e ne vazhdim nëse zgjedhjet e ardhshme do e tregojnë se sa produktive është e gjitha kjo sjellje e lidereve tane politike ketej e andej kufirit, si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine, që gjithnjë e më shumë kanë për qëllim të bëhen sa më simpatik për syte e popullit.
Vlen të përmendet fakti se, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duket se janë të vetmit që nuk po i përshtaten këtij trendi të ri të komunikimit politik…Të paktën deri tani. Ku i dihet se cfare çdo sjellë ky vit!
Përgatiti: AlpeNews.al