• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA AUTOBUSËT ELEKTRIKË TE MENAXHIMI I MBETJEVE/ Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln €
Home
Ekonomi

NGA AUTOBUSËT ELEKTRIKË TE MENAXHIMI I MBETJEVE/ Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln €

25 April, 2026 s.autor Ekonomi

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Gjermanisë kanë përmbyllur me sukses negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026, të zhvilluara në Tiranë (23-24 prill), duke nënshkruar Protokollin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2026-2028.

Marrëveshja e re parashikon një angazhim total prej 29 milionë eurosh, të ndara në 14 milionë euro bashkëpunim financiar dhe 15 milionë euro bashkëpunim teknik. Ky kombinim synon të mbështesë si investimet konkrete në infrastrukturë dhe ekonomi, ashtu edhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ekspertizës në vend.

Negociatat u fokusuan në tre shtylla kryesore të zhvillimit.

Së pari, në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, arsimin dhe punësimin, me theks te arsimi profesional, zhvillimi i sektorit privat, mbështetja e SME-ve dhe zhvillimi rural, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe përgatitjen për integrimin në tregun e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, një pjesë e rëndësishme e financimit do të shkojë për forcimin e aftësive për tregun e punës, nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Shtylla e dytë lidhet me klimën, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër, ku prioritet mbeten energjitë e rinovueshme, eficienca energjetike, menaxhimi i mbetjeve dhe zhvillimi urban i qëndrueshëm.

Një nga projektet kryesore në këtë fushë është “Green Transport Tirana”, i cili përfshin edhe sistemin e parë Bus Rapid Transit me autobusë elektrikë në kryeqytet, si dhe nisma për ekonominë qarkulluese dhe transportin urban të qëndrueshëm.

Ndërkohë, qeverisja dhe integrimi në Bashkimin Europian mbeten një prioritet ndërsektorial, me fokus në forcimin e shtetit të së drejtës, transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për procesin e anëtarësimit.

Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj si një partner afatgjatë dhe i besueshëm në këtë proces, duke vlerësuar progresin e Shqipërisë, përfshirë hapjen e të gjitha grup-kapitujve të negociatave me BE-në në vitin 2025.

Gjatë diskutimeve u theksua gjithashtu rëndësia e përmirësimit të zbatimit të projekteve, veçanërisht në sektorë si uji dhe ujërat e ndotura. Në këtë kontekst, pala shqiptare sinjalizoi një ndalesë të përkohshme për angazhime të reja me kredi në disa fusha, duke u fokusuar më shumë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së projekteve ekzistuese.

Në fund të negociatave u nënshkrua edhe Protokolli i ri, i cili përfaqëson një fazë të re të bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani. Ai synon të sjellë një qasje më të balancuar mes investimeve dhe reformave, duke orientuar gjithnjë e më shumë financimet drejt sektorëve strategjikë si energjia, inovacioni dhe integrimi europian.

Të dy palët theksuan se zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes do të jetë thelbësor për arritjen e objektivave të përbashkëta në zhvillimin e qëndrueshëm, tranzicionin e gjelbër dhe përshpejtimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMET PËR ARMËPUSHIMIN/ Pas largimit të delegacionit Iranian, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Islamabad
Previous article KONTROLLE NË BURGUN E VLORËS/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

s.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT