Aktori i humorit, Bes Kallaku festoi 35-vjetorin duke mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij.
Pavarësisht situatës së pandemisë dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ai vendosi që ta festojë ditëlindjen në një lokal me rreth 30 veta që këndonin, kërcenin dhe bënin foto.
Të pranishëm në festën e tij ishin edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Edhe këta janë gjobitur nga policia, ndërsa për Kryemadhin kjo është gjoba e tretë që po merr për shkak të mos respektimit të rregullave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në ditëlindjen e Bes Kallakut kanë qenë të pranishëm moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj. Të dy postuan foto nga ditëlindja e Besit, të veshur si fshatarë.
Gjithashtu kanë marrë pjesë edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno.
Gjobën duhet ta paguajnë edhe aktori Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako të cilët morën pjesë në festë.
Gjithashtu në fotot e publikuara duket edhe aktori dhe krye bashkiaku i Kolonjës Erion Isai me bashkëshorten e tij, të cilët do të paguajnë gjobën.
Po ashtu edh futbollisti Andi Lila me partneren e tij ishin të ftuar dhe janë parë në një nga videot e publikuara të Bes Kallakut.








