• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga Aleks Buda tek Gudar Beqiraj, të gjithë ata që drejtuan Akademinë e Shkencave
Home
Dossier

Nga Aleks Buda tek Gudar Beqiraj, të gjithë ata që drejtuan Akademinë e Shkencave

22 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Dossier, Sociale

Nevoja për reformimin e institucionit më të rëndësishëm shkencor në Shqipëri, ka qenë tema kryesore e debateve mes akademikëve dhe shefit të qeverisë javët e fundit. Një debat që kulmoi me “kërcënimin” e Ramës për ti ndërprerë financimin nëse institucioni nuk reformohej dhe që kulmoi nga ana tjetër me dorëheqjen e Kryetarit të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj.

Një takim i komisionit nismëtar për reformimin e institucionit me kreun e ekzekutivit, qetësoi paksa “gjakrat” duke e futur të ardhmen e Akademisë, ndoshta në një rrjedhë tjetër, derisa të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i saj. Po kush e ka drejtur këtë institucion, prej 45 vjetësh, qëshkurse u krijua më 1972? Kryetari i parë i saj ka qenë prof. Aleks Buda, kurse anëtarë shkencëtarë të shquar si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Petrit Radovicka, Kolë Popa, Androkli Kostallari etj.

Me gjithë kufizimet ideologjike e politike dhe mbështetjen e kufizuar me fonde për shkencën, për botime e për kualifikimin, Akademia dhe institutet e saj dhanë një ndihmesë të çmuar në zhvillimin e kërkimit shkencor, sidomos në fushën e albanologjisë lidhur me njohjen e historisë, gjuhës e kulturës së popullit shqiptar, të natyrës e të pasurive natyrore të Shqipërisë e shqiptarëve në tërësi.

ALEKS BUDA (1972-1993)

Lindi në Elbasan më 7 shtator 1911. Ai do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për A. Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, deri më 7 korrik 1993.

 

SHABAN DEMIRAJ (1993 – 1997)

Shaban Demiraj i lindur në Vlorë, ishte është gjuhëtar, albanolog, i njohur shqiptar, ish kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 – 1997.

Është një nga shkencëtarët më në zë në vend që ka pasur një rol të madh në përshtatjen e Akademisë së Shkencave me zhvillimet e ndërrimit të sistemeve politike në vend.

YLLI POPA(1997-2008)

Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930. Mjek shqiptar e ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për dy mandate me radhë.

Pas themeluesit të Akademisë, profesor Aleks Budës, Ylli Popa është një nga kryetarët më jetëgjatë të këtij institucioni. Popa është një nga intelektualët që ka dhënë një ndihmë të konsiderueshme në reformimin e shkencës shqiptare. U nda nga jeta më 15.08.2017

 

TEKI BIÇOKU (2008-2009)

Në shkurt 2008 u emërua kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. T.B. është bashkautor i ndarjes tektonike të Shqipërisë (1964), që përdoret edhe sot.

 

 

GUDAR BEQIRAJ 2009-2014       

37 vjet pedagog i matematikës dhe i informatikës në universitetet e Shqiperisë, si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të. Ka mbajtur postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave në vitet 2009-2014 si edhe u rizgjodh ne shtator të 2017 por dha dorëheqjen po në nëntor të 2017.

MUZAFER KORKUTI (2014-2017)

Prof. Dr. Muzafer Korkuti ka lindur në Fterrë të Kurveleshit. Ka kryer studimet e larta më 1962 në Universitetin e Tiranës. Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë. Gjatë veprimtarisë së tij 43 vjeçare ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike.

Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 2014 deri në 2017

 

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë tregon pozicioni i gjumit për karakterin tuaj
Previous article E harruat lezbiken e Big Brother Kein? Ja ku ndodhet tani më e lumtur se kurrë (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT