• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA “21 JANARI” TE KONCESIONI I AEROPORTIT TË VLORËS/ SPAK jep DETAJE për çështjet kryesore: Hetim dhe për Benet Becin
Home
Breaking News

NGA “21 JANARI” TE KONCESIONI I AEROPORTIT TË VLORËS/ SPAK jep DETAJE për çështjet kryesore: Hetim dhe për Benet Becin

9 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka bërë publik në regjistrin e pyetjeve të publikut dhe medias për çështje të ndryshme dhe me interes të lartë që janë në procesim apo që janë kërkuar të dihet për fatin e tyre.

Pyetjet trajtojnë çështjet e “21 janarit”, aeroportit të Vlorës, krimet zgjedhore, gara për kreun e BKH-së dhe ndërhyrja në sistemin Tims. Në lidhje se në çfarë faze ndodhen hetimet për “21 Janarin”, Prokuroria e Posaçme përgjigjet duke thënë se procesi hetimor është ende në zhvillim.

Për zgjedhjen e kreut të BKH-së, SPAK bën me dije se vijon proceduar për fazën e dytë të përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bë përputhje me ligjin. SPAK pranon se ka regjistruar dhe po ndjek hetimet në lidhje me kryebashkikakun e Shkodrës, Benet Beci, por pa dhënë detaje se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Një tjetër pyetje që SPAK i është përgjigjur është ajo e ndërhyrjes në sistemin TIMS, ku prokuroria bën me dije se ‘në bazë të materialit kallëzues të depozituar ka regjistruar procedim penal’. Sakaq bën me dije se ky procedim penal është në fazën e hetimeve.

Për sa i përket aeroportit të Vlorës, nëse ka një kontratë koncesionare, SPAK përgjigjet duke thënë se ka regjistruar një procedim penal në lidhje me këtë kontratë. Megjithatë nuk jep detaje duke argumentuar se procedimi është në fazën e hetimeve.

Po ashtu nuk ka munguar edhe çështja e krimeve zgjedhore, ku pwrgjigjet duke thwnw se në total janë 43 materiale të regjistruar si procedime/hetime penale (njëri është regjistruar i ndarë nga një procedim i mëparshëm) ndërsa janë 43 vendime për mosfillim të hetimit penal, për mungesë të elementëve të veprës penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI NJË BASHKËSHËRBËTOR NË VRESHTIN E ZOTIT..."/ Papa Leone XIV letër Kryepeshkopit Joan
Previous article TRAGJIKE NË KURBIN/ 38-vjeçari ndërron jetë gjatë punës në gurore

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT