• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGA 21 JANARI E GËRDECI E DERI TEK RRUGA E KOMBIT”/ Fatos Klosi: Ka ardhur koha që SPAK e BKH të fusin në axhendë dosjet e vjetra, prokurorët duhet të guxojnë…
Home
Sociale

“NGA 21 JANARI E GËRDECI E DERI TEK RRUGA E KOMBIT”/ Fatos Klosi: Ka ardhur koha që SPAK e BKH të fusin në axhendë dosjet e vjetra, prokurorët duhet të guxojnë…

8 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ngjarjet si “21 Janari”, “Gërdeci”, etj kanë treguar se nuk kanë qenë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur deri më tani, edhe pse këto dosje të bujshme janë tepër sensitive dhe qytetarët presin që ato të hetohen.

Por pa as më të voglin dyshim, sot falë procesit të reformës në drejtësi, e sidomos me ngritjen e SPAK e BKH, drejtësia për këto dosje është më afër dhe marrja e drejtësisë është një opsion shumë më realist seç ishte.

Të paktën kështu mendon ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se dosjet e vjetra duhet të jenë në axhendën e SPAK dhe BKH, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që prokurorët duhet të guxojnë dhe të hapen “21 Janari” apo “Gërdeci”, pavarësisht presioneve dhe pengesave që mund t’ju dalin rrugës.

Sipas zotit Klosi, vetëm nëse hapen dosjet e bujshme atëherë do të tregohet se reforma në drejtësi është e vërtetë. “Dosjet e bujshme janë tepër sensitive dhe mendoj se ka ardhur koha që të hapen. Por përtej “21 Janarit”, “Gërdecit” apo aferës së rrugës Durrës-Kukës, mendoj se ka të tjera dosje që duhen hapur që janë të këtij niveli.

Shiko populli normalisht që po pret që tre dosjet që ju përmendët janë kryesore dhe ka ardhur koha që ato të hapen, pasi me ngritjen e SPAK dhe BKH, por edhe futjes në shina të gjithë sistemit të drejtësisë falë reformës në drejtësi, është krijuar një klimë besimi se do të vendoset drejtësi.

Kështu që populli më shumë do ta ndiejë nëse vërtet është bërë një reformë në drejtësi, vetëm nga fakti nëse drejtësia e re do të jetë kurajoze, e zonja dhe që t’ju hyjë me themel këtyre dosjeve dhe gjërave të mëdha.

Pra, drejtësi e re duhet të hapë dosjet e bujshme dhe të vendosë pikat mbi (I). Dhe nga kjo pikëpamje kur të gjithë presin, edhe unë pres që dosjet e mëdha të hapen”, deklaroi Klosi për gazetën “SOT”.

Duke komentuar faktin se a do të guxojnë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të hapur dosjet e vjetra të bujshme, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, u shpreh dje se kjo gjë është plotësisht e realizueshme.

Në këtë kontekst, zoti Klosi theksoi se rol kyç në drejtësinë e re kanë amerikanët, ndërsa shtoi se BKH do të asistohet nga prokurorë të SHBA, që sipas tij, do t’i japin grint çuarjes përpara të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Madje ish-kreu i SHISH, duke iu referuar drejtësisë së re u shpreh se ka ardhur koha që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. “Sa i takon guximit që do të ketë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare se a do t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe çuarjes para drejtësisë së autorëve dhe shkaktarëve të dosjeve të bujshme, mendoj se po.

Unë nuk mund të them se besoj se SPAK dhe BKH do të zbardhin dosjet e bujshme, por shpresoj se ato do ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më objektive të mundshme. Kështu që, duke qenë se unë kam shpresë dhe për faktin që gjithë kjo punë që u bë me reformën në drejtësi, mendoj se do të ketë pasoja për ata që janë përfshirë në korrupsion dhe krime.

Aq më tepër që BKH do të asistohet edhe nga prokurorë amerikanë dhe të gjitha këto bashkë më shtyjnë që unë të mendoj dhe shpresoj që drejtësia e re do të lëvizë dhe do të vendosë drejtësinë në vend për të gjitha dosjet e bujshme”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË TUSHEMISHT/ Pronari i hotelit nxjerr EMRAT e dy atentatorëve: Janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec
Previous article ZBARDHEN VRASJET NË ELBASAN/ Arrestohen dy të tjerë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT