• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“New York Times” trondit Milanin: Presidenti kinez i ekipit italian është i mbytur në borxhe, s’ka perandori minierash
Home
Nderkombetare

“New York Times” trondit Milanin: Presidenti kinez i ekipit italian është i mbytur në borxhe, s’ka perandori minierash

17 November, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Li Yonghong krijoi shumë iluzione për tifozët e Milanit, kur bleu ekipin italian.

Ai bëri një merkato të fuqishme, duke shpenzuar mbi 200 milionë euro, dhe siguroi se do ta rikthejë Milanin shumë shpejt në majën e futbollit italian dhe atij europian.

Por, gazeta prestigjioze amerikane New York Times, ka hedhur dyshime të forta për pasurinë e tij.

Gazeta amerikane shkruan se Li nuk është përmendur asnjëherë në listën e personave më të pasur në Kinë dhe perandoria e minierave që ai thotë se zotëron, nuk njihet as në vetë qarqet e minierave në Kinë.

Sa u takon minierave të fosforit, në dokumentacionet e autoriteteve kineze, ato nuk figurojnë në emër të pronarit të Milanit.

Madje, zyrat e kompanisë së tij në Guangzhou, ku thotë se ka qendrën, ishin të boshatisura prej kohësh në momentin që u vizituan nga gazetarët e New York Times.

Ata gjetën vetëm shënimin: “Mbyllur për mospagim qiraje”.

Gazeta amerikane shkruan se vetëm brenda një viti, miniera në fjalë është shitur dhe blerë plot katër here, madje në dy raste me kosto zero.

Dhe në asnjë rast, nuk figuron kompania e presidentit të Milanit.

Gazetarët amerikanë kontaktuan me përfaqësues të Li, por ata nuk kishin asnjë koment për këto pretendime.

Ata u mjaftuan duke thënë se “perandoria e minierave të Li Yonghong është verifikuar nga avokatët dhe bankat italiane”.

Li bleu plotësisht Milanin në muajin prill për shumën e 860 milionë dollarëve nga Silvio Berlusconi, por shkrimi i gazetës së njohur amerikane mund të jetë një sinjal alarmi për tifozët e Milanit, ekip që edhe në fushën e lojës nuk është duke kaluar një moment të mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Të çmendurit e nderit”. Mafiozë të vërtetë
Previous article VIDEO/ Tifozët vlonjatë godasin autobuzin e Skënderbeut, i thyejnë xhamin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT