• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NEW YORK TIMES”: Dy liderë ballkanikë vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE
Home
Politikë

“NEW YORK TIMES”: Dy liderë ballkanikë vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE

16 June, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministrat e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor mbërritën dje në Kiev, në kryeqytetin ukrainas, për të treguar solidaritet me Ukrainën në përpjekjen e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe për t’i kujtuar Brukselit se edhe ata duan të pranohen në bllokun prej 27 anëtarësh, shkruan gazeta e njohur amerikane ”The New York Times” (NYT).

Para takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri shqiptar Rama dhe ai malazez, Abazoviç vizituan periferitë e Kievit, Borodiankas dhe Irpinit për të parë shkatërrimet e kryera nga ushtarët rusë.

“Është privilegj të jesh këtu dhe të japim mbështetjen tonë, por nuk mund të ndryshojmë shumë”, tha Rama.

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për t’i dhënë Ukrainës statusin zyrtar të kandidatit për anëtarësim në BE, në një takim të nivelit të lartë më 23 dhe 24 qershor, hapi i parë në një proces të mundimshëm që mund të zgjasë deri në një dekadë.

Polonia, për shembull, bëri një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me bllokun në 1994 dhe më në fund u pranua në 2004.

Rama tha se ”Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin statusin e kandidatit për Ukrainën”.

Ukraina ka kërkuar për bisedime të shpejta të pranimit dhe ka thënë se e meriton të bëhet një kandidat për BE sepse po mbron vlerat demokratike të bllokut në fushën e betejës.

Por, disa kryeqytete të BE-së janë të kujdesshme ndaj mirëseardhjes në një vend me një popullsi kaq të madhe. Dhe, për sa kohë që vendi është në grackën e një lufte të përgjakshme me Rusinë përgjatë vijës së frontit prej 750 miljesh, hyrja në bllok do të jetë e pakapshme.

Mali i Zi ka qenë një kandidat për në BE që nga viti 2010 dhe Shqipëria që nga viti 2014, por progresi ka qenë i ngadaltë. Vendet e varfra në një rajonin që ka njohur gjithashtu konflikte dhe luftra, janë të etura për t’u ankoruar në Bashkimin Evropian dhe për të përfituar nga investimet ekonomike dhe stabiliteti politik i krijuar nga bashkimi me bllokun më të madh tregtar në botë.

Disa liderë të BE, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, kanë thënë se ndjekja e shpejtë e anëtarësimit të Ukrainës do të ishte e padrejtë për Ballkanin Perëndimor.

Scholz tha në maj se nuk do të kishte “asnjë rrugë të shkurtër” për në BE nga ana e Ukrainës.

Rama dhe Abazovic thanë se shkuan në Kiev për të nënvizuar se nuk e shohin si të padrejtë nëse edhe Ukraina bëhet kandidate për anëtarësim.

Negociatat për hyrjen e Shqipërisë në bllok janë penguar nga një mosmarrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila dëshiron të bashkohet.

Për arsye komplekse, aplikimi i Shqipërisë nuk ka gjasa të vazhdojë derisa mosmarrëveshja të zgjidhet.

“Unë kam pushuar së menduari për datat shumë kohë më parë”, thotë Rama, i cili ka drejtuar Shqipërinë, një nga vendet më të varfra të Europës, për më shumë se një dekadë, ndërsa vendi lufton për të mbështetur sundimin e shtetit të së drejtës, pas dekadave të diktaturës staliniste.

Rusia ka kërkuar prej kohësh të ushtrojë ndikimin e saj mbi kombet e vogla sllave në Ballkan, veçanërisht mbi Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, i cili është një shtet i vogël me 600 000 banorë.

“Arsyeja kryesore që duam t’i bashkohemi BE-së është se ne mendojmë se hipotetikisht pa të, Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e ardhshme”, thotë Abazoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT/ Zbulohet një depo për modifikimin e armëve në Tiranë
Previous article KUVENDI/ “Nuk përfshitë në rendin e ditës kërkesat tona”, seanca nis me debate, Alibeaj: Kërkojmë...

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT