• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR ZGJIDHEN DOSJET E SPAK/ Te Krimet e Rënda janë 1500 dosje hetimore
Home
Aktualitet
Drejtësi

NESËR ZGJIDHEN DOSJET E SPAK/ Te Krimet e Rënda janë 1500 dosje hetimore

30 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Edvin Kondili së bashku me tre prokurorë të tjerë Krimeve të Rënda që do të shkrihen, nuk do ti lërë zyrat si kolegët e tjerë të kësaj prokurorie. Ndryshe nga Kondili, që është njëri nga prokurorët e ardhshëm të SPAK, së paku 10 prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda nëse e kalojnë vettingun, do t’u thonë lamtumirë këtyre ambienteve dhe do presin emërimin në prokurori të zakonshme . Për ata që nuk do jenë më prokurorë të krimeve të rënda edhe intensiteti i hetimeve nuk është më i njëjtë.

Jemi brenda në prokurorinë e krimeve të rënda, ambientet dhe zyrat e të cilës pritet të vendosen në dispozicion të prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK. Nga një evidentim që po ju bëhet dosjeve me qëllim për të kuptuar se sa prej tyre do i kalojnë SPAK, llogaritet që 1500 procedime penale janë nën hetim nga prokurorët e krimeve të rënda. Prej të cilave kryesojnë 900 hetime pasurore.

Shifra është nxjerre në vazhdën e parapërgatitjeve që po bëjnë institucionet e detyruara nga ligji , ndërsa një grup po kryen analizimin e të gjitha dosjeve në të gjitha prokuroritë. Deri në datën 31 tetor sipas një burimi jo zyrtar , i është lënë afat prokurorive në rreth të përgatisin relacionin ku do të raportohet se sa prej këtyre dosjeve kalojnë nga rrethet në SPAK, në të cilat më të rëndësishmet janë ato të të gjitha llojeve të korrupsionit. Por e njëjta gjë do të ndodhë edhe me krimet e rënda që do të shpallë mos kompetencën dhe do të delegojë në rrethe hetime për gjobëvënie, terrorizëm dhe krim në familje, njëkohësisht garda e republikës po kryen përzgjedhjen e atyre që do të jenë truprojat e prokurorëve të SPAK, ndërsa qeveria ka hapur kuletën dhe ka akorduar 1.2 milionë euro për prokurorinë e posaçme. Megjithatë SPAK që shpresohet të hetoje korrupsionin në nivele të larta , deri më tani ka tetë emra prokurorësh ndërsa pragu minimal duhet të jetë me dhjetë . Katër të tjerë presin vettingun ndërsa njëri prej tyre u shkarkua. Këshilli i Prokurorisë ka deklaruar shpesh gjatë këtij viti afate për ngritjen e SPAK dhe së fundmi ka lënë si cak kohor muajin nëntor. Nga ana tjetër amerikanët vazhdojnë në këmbënguljen dhe mbështetjen ku edhe në takime për institucionet e tjera fjala SPAK është kryefjalë e tyre

Shtetet e bashkuara të Amerikës mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë, e njëjta mbështetje do të jetë edhe për SPAK, strukturën e posaçme  kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Pas ngritjes së të gjithë  insitucioneve përmes bashkëpunimit të tyre, qytetarët shqiptarë do të kenë akses të vërtetë në drejtësi

Presin Vettingun

Anton Martini

Elizabeta Ymeraj

Doloreza Musabelliu

Anita Jella

Kanë kaluar vettingun

1.Altin Dumani

2.Arben Kraja

3.Enkelejda Millonai

4.Klodian Braho

5.EdVIN Kondili

6.Ened Nakuci

7.Elida Kackini

8.Begar Dibra /TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGJALLJA E LLAZARIT"/ Mbetet në Shqipëri, qeveria shfuqizon vendimin që ia dhuronte UNESCO-s
Previous article ''PO SHMTOHESHA DITA DITËS''/ 29-vjeçarja s hokohet kur zbulon se çfarë po ndodhte me fytyrën e saj

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT