• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESËR ZGJEDHJET/ Celibashi: Në Shkodër dhe Vorë kemi patur problematika në shpërndarjen e bazës materiale, ja kur do ta kemi rezultatin
Home
Politikë

NESËR ZGJEDHJET/ Celibashi: Në Shkodër dhe Vorë kemi patur problematika në shpërndarjen e bazës materiale, ja kur do ta kemi rezultatin

5 March, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në emisionin “Kjo Javë” për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen nesër në 6 bashki.

AI u shpreh se ka filluar shpërndarja e bazës material, por ka patur disa problematika në Shkodër dhe Vorë, ndërsa shtoi se KQZ është duke punuar për ta përshpejtuar procesin e dorëzimit të bazës materiale me qëllim që nesër në orën 07:00 të mos ketë asnjë problem.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve do të publikohet më herët sesa ora 22:00 e ditës së martë, të cilën e parashikon Kodi Zgjedhor.

Pjesë nga intervista:

Celibashi: E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin , që administrohet nga persona të autorizuar

Votimi elektronik në Vorë , sa i sigurt është?

Celibashi: Është 100% i sigurt, është garancia e plotë e ruajtjes së garancisë së votës dhe e them me siguri të plotë. ne do të shpallim rezultatin sapo të mbyllet votimi, jo më shumë se një orë, duke pritur edhe përfundimin në qendrat e votimit. Në lidhje me emërimin e anëtarëve të grupit të numërimit nuk kemi asnjë problem. Ngelet për tu parë se si do të jetë ecuria gjatë ditës së nesërme. Të gjitha qendrat e votimit janë të mbuluara me operatorë që do të operojnë me pajisjen e identifikimit elektronik dhe deri tani nuk kemi problematika. Procesi i trajnimit për këto operatorë është trajtuar me korrektësi.

Kur mund të kemi një rezultat përfundimtar për 6 bashkitë?

Celibashi: Kodi Zgjedhor përcakton orën 22:00 të ditës së martë, por besoj se do ta kemi më shpejt rezultatin. Kemi marrë të gjitha masat. Gjithashtu besoj që partitë politike do të reflektojnë për të gjitha përgjegjësitë që ato kanë. Në faqen e internetit të KQZ do të gjendet çdo informacion i përditësuar çdo 1 orë në lidhje me pjesëmarrjen në votim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Qyteti ukrainas nën rrethimin e ushtrisë ruse, qytetarët “boshatisin” qendrën tregtare
Previous article ANALIZA/ "New York Times": Rusia drejt fundosjes ekonomike? Ja pse Putin i ka bërë llogaritë gabim

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT