Ai tha, se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë këtë, duke votuar pro kërkesave të Prokurorisë.
“Nëse ka deputet të PD por edhe të PS, që mendojnë se unë duhet të shkoj në burg, i ftoj ta bëjnë këtë punë. Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën.
S’dua të dal nga kjo histori, si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le te mos shkojë në burg.
Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim, që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin. nëse ka një njeri, që mendoj se unë duhet të arrestohem le të votoj që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem.
Do rri te dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë s’do largohem”, tha Tahiri.