• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR VENDIMI PËR GRUPIN SHULLAZI/ Dejtësia e re para një prove të fortë, SHBA-BE po monitorojnë
Home
Aktualitet
Kronikë

NESËR VENDIMI PËR GRUPIN SHULLAZI/ Dejtësia e re para një prove të fortë, SHBA-BE po monitorojnë

2 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtësia e re do të vendosë nesër për fatin e një prej dosjeve më të ‘nxehta’ të viteve të fundit. Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite, nesër në 3 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit do të dalë me një vendim për dënimin ose jo të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit. Dy vite më parë, Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazi për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Shullazi u shpall i pafajshëm për akuzën e kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnjë. Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Nesër Gjykata e Apelit do të vendosë ose për të lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose për rrëzimin e dënimeve, për një dënim më të butë ose aq sa kërkon prokuroria. Vendimi që pritet të merret nesër ka shumë mundësi që të jepet në mungesë të avokatëve mbrojtës dhe 5 të pandehurve. Avokatët dhe të pandehurit refuzon të merrnin pjesë në këtë proces që nga seanca e 24 nëntorit 2021, me pretendimin e shkeljes së të drejtave.

Megjithatë, pavarësisht bojkotit, kryetarja e trupit gjykues Miliana Muça, urdhëroi vijimin e gjykimin ndaj të pandehurve pa prezencën e avokatëve mbrojtës. Gjyqtarja Muça ka argumentuar se ky vendim bazohet në një vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila argumenton se kur personit të arrestuar i jepen të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur dhe ai refuzon të mbrohet, atëherë gjykimi ndaj tij mund të vijojë edhe pa avokatët mbrojtës.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar dënimin e Shullazit me 18 vite burgim. Përveç kësaj çështje penale, ndaj Emiljano Shullazit vijon të qëndrojë në fuqi edhe një masë e dytë sigurimi “arrest në burg”, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Gjithashtu, përfaqësues të SHBA dhe BE në Tiranë po monitorojnë këtë proces.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI i Elon Musk: Njerëzit mbi 70 vjeç nuk duhet të kandidojnë për poste politike
Previous article JEP LAJMIN/ Rama publikon SHIFRAT: Ja sa do të jetë bonusi i pensionistëve për vitet 2022-2024

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT