• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nesër shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, PD-LSI kundër: Antikushtetues
Home
Aktualitet
Drejtësi

Nesër shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, PD-LSI kundër: Antikushtetues

6 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Kuvendi do të hedhë këtë të enjte shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Edhe ky hap, në ngërçin e përgjithshëm që po përballet zbatimi i reformës në drejtësi, ka hapur debate.

I pari që lau duart me këtë proces të kontestueshëm është Presidenti i Republikës. Në kushtet kur shorti duhej hedhur mes kandidaturave të sjella nga KLGJ e KLP dhe këto organe ende nuk janë ngritur, Meta ia pasoi topin Kuvendit, duke i deleguar zgjidhjen e këtij problemi. Pas kësaj kërkese të Metës, Gramoz Ruçi delegoi Zëvendëskryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi të organizojë hedhjen e shortit. Pavarësisht se kandidaturat duhet t’i merrte nga KLGJ e KLP, Kuvendi ka zgjedhur rrugën e shkurtër: të marrë kandidatura e gjyqtarëve direkt nga KLD-ja aktuale të cilës i janë kufizuar kompetencat, ndërsa kandidaturat për prokurorët i ka marrë nga vetë Adriatik Llalla.

Shorti do të jetë i hapur për publikun, por PD e quan këtë proces antikushtetues. kreu i grupit, Edmond Spaho i ka dërguar një letër Kuvendit, ku kërkon anulimin e procesit dhe të merret opinion i Këshillit të Legjislacionit. PD thotë se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese, duke përdorur dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e tyre. Në përfundim Partia Demokratike thotë se “deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues/ligjor apo deri në krijimin e KLGJ dhe KLP, është e pamundur që të zgjidhet një tjetër KED e përkohshme (KPED).

Ndaj kërkon ndërprerjen e shortit dhe mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Edhe LSI kundërshton këtë proces. Me një letër drejtuar Rucit, Petrit Vasili thotë se LSI e nuk do të marrë pjesë në këtë short, pasi po kryhet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. LSI kërkon ndërprerjen e shortit dhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të zgjidhur situatën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jerusalemi kryeqytet/ Krerët e shteteve: Trump po i hedh benzinë zjarrit
Previous article Reagojnë shkencëtarët/ Kemi zbuluar Tokën e dytë

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT