• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESER NE OREN 10.00/ Rikthehet çështja e bujshme e pasurisë së ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA. Enigmat e seancës
Home
Aktualitet
Drejtësi

NESER NE OREN 10.00/ Rikthehet çështja e bujshme e pasurisë së ish Kryeprokurorit ADRIATIK LLALLA. Enigmat e seancës

30 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Nesër, e enjte, 31 maj, ora 10:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen nr. 1/2018 (JR), datë 27.03.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Adriatik Llalla.” Ka qenë ky njoftimi i bërë publik sot në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që njofton zhvillimin e seancës së bujshme.

Seanca po pritet me interes për disa arësye:

E para, sepse kjo është çështja e parë që ky institucion i ri i Drejtësisë së Re, po shqyrton. Si e tillë, kjo dosje do të shërbejë si një kazus për shqyrtimin e çështjeve të tjera në dinamikë.

E dyta, sepse bëhet fjalë për ish Kryeprokurorin e Republikës, i cili i shpëtoi me procedurë vettingut në shkallën e parë, në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, sepse u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe nga e drejta që i jepte ligji pë Prokurorinë, për të vijuar të jetë në sistemin e drejtësisë si Gjyqtar në Apel.

E treta, largimi nga sistemi i drejtësisë u konsiderua si një manovër e Llallës për tiu shmangur vettingut, duke përfituar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i perjashton nga procesi i verfikimit te gjithe ata qe ikin me vullnet te lire nga sistemi. Por ka qene komisioneri Publik qe e rivuri ne levizje mekanizmin, duke u ankuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Llalla do i nënshtrohet si gjithë të tjerët skanimit per pasurine, personalitetin dhe profesionalizmin.

Enigma e mungesës në seancën e parë

Në seancën e parë në Apel, më 16 maj, ish Kryprokurori mungoi. Avokati i tij tha se nuk kishte kontakte me klientin dhe se ai nuk kishte dijeni për zhvillimin e këtij procesi (?!) Adriatik Llalla është rikthyer më 19 maj në Shqipëri, sëbashku me vajzën e tij Eni Llalla, nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Lajmi u konfimua pak ditë më parë, ndërkohë që në mediat e Tiranës ishin shtuar zërat për një “arratisje” të tij të mundshme për tiu shmangur drejtësisë në Shqipëri. Kjo do të thotë se Llalla do të jetë me shumë mundësi në Tiranë edhe më 31 maj, të enjten e kësaj jave, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mblidhet në një seancë të dytë për vettingun ndaj ish kreut të organit të akuzës.

Alarmi për mungesën e tij edhe këtë radhë, siç ndodhi në seancën e parë, u dha kur u mësua se herën e fundit që kishte dalë nga Shqipëria, ish Kryeprokurori i Përgjithshëm nuk kishte lënë gjurmë në sistemin TIMS, ndoshta për arësye se mund të ketë kaluar në rrugë tokësore dhe nga aeroporti i ndonjë vendi fqinj mund të ketë udhëtuar drejt Bremenit në Gjermani aty ku dy fëmijët e tij studiojnë në International School of Bremen. Kjo shtoi spekullimet për një mungesë tjetër të tij në procesin administrativ.

Çfarë ndodhi 2 javë më parë?

Një pengesë proceduriale e detyroi Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të shtyjë seancën ku do të shqyrtohej ankimimi i bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në mënyrë që ky i fundit t’i nënshtrohet Vetting-ut, pavarësisht se ka hequr dorë nga e drejta për të qenë gjyqtar.

Shkak është bërë mosqenia në dijeni e Llallës për seancën në ngarkim të tij. Të paktën këtë pretendoi avokati mbrojtës i ish-numrit një të akuzës. Mbrojtësi Sokol Hazizaj tha se nuk kishte komunikuar me klientin e tij për këtë seancë.

Por duke qenë se ai ka një prokurë nga Adriatik Llalla dhe kishte marrë informacione nga mediat vendosi të paraqitej vetë në seancë. Në këto kushte Kolegji vendosi të shtyjë seancën për në datën 31 Maj dhe kjo kohë do shërbejë që Adriatik Llalla të vihet në dijeni për këtë proces dhe avokati të plotësojë prokurën e përfaqësimit.

Ndërprerjen e Vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkon që subjekti t’i nënshtrohet Vetting-ut.

Seanca në KPA për Llallën vjen në një kohë kur prokuroria ka nisur një hetim për Adriatik Llallën, i akuzuar për shpërdorim detyre, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Çështë Kolegji i Posaçëm i Apelimit?

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare, lojtari i Juventus shkon te Arsenali
Previous article E akuzoi se e kishte tradhëtuar 35 herë, futbollisti i kombëtares rikthehet me të dashurën? (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT