• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR MBYLLET AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Punimet do të zgjasin dy javë, ja si…
Home
Sociale

NESËR MBYLLET AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Punimet do të zgjasin dy javë, ja si…

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga nesër në orën 05:00 të mëngjesit do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës për shkak të ndërtimit të dy tombinove rrethore te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve. ARRSH thekson se punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo edhe në varësi të motit.

ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, ndërsa sqarojnë edhe si do të devijohet trafiku. Kjo është ndërhyrja e dytë që bëhet në autostradë brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike.

NJOFTIMI NGA ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të

Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica). Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.

Punimet parashikohlen të zgjasin 2 javë sipas grafikut të punimeve, por kjo edhe në varësi të motit.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

1. Autostrata Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50 VJETORI I SCHUMACHER/ Ndoshta dhurata më e madhe për atë është të ngrihej
Previous article I KËRKOI FALJE PASI E INJOROI/ Drake i përgjigjet në mënyrë qesharake modeles së njohur

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët...

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas Aktualitet

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas

AKSIONI I SPAK KUNDËR GRUPIT RRAJA/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge Aktualitet

AKSIONI I SPAK KUNDËR GRUPIT RRAJA/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT