• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NESËR MBARON KJO PUNË”/ Mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës
Home
Rajon

“NESËR MBARON KJO PUNË”/ Mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

11 February, 2026 s.autor Rajon

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar sot në 11 shkurt seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Për këtë rast, i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili po përballet me akuzat lidhur me organizimin e vrasjes së 30-vjeçares.

Gjatë seancës së sotme është zbuluar një mesazh që, sipas prokurorisë, është dërguar një natë para vrasjes. Sipas deklarimit në sallën e gjyqit, më 28 nëntor 2023, rreth orës 19:41, Naim Murseli dyshohet se i ka dërguar një mesazh Granit Plavës me përmbajtjen: “Shok, me siguri nesër përfundon”. Ky mesazh u lexua nga gjykatësja gjatë shqyrtimit të provave materiale.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, ky komunikim konsiderohet si një element i rëndësishëm që lidhet me ngjarjen që ndodhi një ditë më pas, ku Liridona Ademaj humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Megjithatë, i akuzuari Naim Murseli deklaroi në seancë se nuk i kujtohet ta ketë dërguar një mesazh të tillë, duke mos e pranuar atë.
Seanca u karakterizua me tension, ndërsa palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me provat e administruara deri më tani. Prokuroria po përpiqet të dëshmojë se vrasja ishte e planifikuar, ndërsa mbrojtja po kundërshton akuzat, duke kërkuar verifikim të plotë të komunikimeve dhe rrethanave të paraqitura.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt ka zgjuar reagime të shumta në opinionin publik, duke u cilësuar si një ndër ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në Kosovë. Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë edhe në seancat e ardhshme, ku do të paraqiten dëshmi të tjera, ekspertiza teknike dhe dëshmitarë që mund të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

This Deleted Pretty Woman Scene Was Too Wild For The Viewers
Zestradar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRRUAN JETË TRAGJIKISHT NË ITALI/ 4 anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje
Previous article MAKINA E TIJ U PËRPLAS ME KAMIONIN/ Zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT