• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR KURBAN BAJRAMI/ Kreu i KMSH-së: Të shërojmë plagët…
Home
Sociale

NESËR KURBAN BAJRAMI/ Kreu i KMSH-së: Të shërojmë plagët…

10 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimta

Nesër është Kurban Bajrami. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët. Ai thotë se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Spahiu shprehet se Kurban Bajrami na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit.

“Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë! Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Historia e Kurbanit me në qendër Profetin Ibrahim dhe Ismail a.s na tregon qartë bindjen dhe devotshëmrinë e tyre ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë. Kurban Bajrami na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit. Profeti na mëson se Allahu ka të drejta mbi ne, po ashtu edhe familja, shoqëria, të afërmit. Të falurit dhe të falënderuarit është e drejta e Zotit, ndarja e kohës për familjen është e drejta e saj, haku ndaj punës është e drejta ndaj punëdhënësit dhe kolegëve.

Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Haxhinjt nga Shqipëria u janë bashkuar miliona haxhinjëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtresë shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të falur mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm. Le të shërbejë kjo festë për të kontrolluar ndjenjat tona jo të mira, si urrejtja, smira, thashethemi dhe të ripërtërijmë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje, gëzim e paqe.

T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit. Të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit” mbyllet mesazhi i Spahiut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DOJA T'I BËJA GANGSTERIN"/ Ylli Baka tregon si e njohur gruan: Ndalo çik aty moj
Previous article "LAMTUMIRË" PËRMBYTJEVE NË MENGËL/ Balla inspekton punimet: Ka qenë një prej...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT