• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE ZBARDH VRASJEN E AVOKATIT GURRA, DO ZBULOSH…”/ Dëshmia e Ardjan Çapjes në gjykatë: Çdo gjë është bërë për të dëmtuar imazhin tim
Home
Breaking News

“NËSE ZBARDH VRASJEN E AVOKATIT GURRA, DO ZBULOSH…”/ Dëshmia e Ardjan Çapjes në gjykatë: Çdo gjë është bërë për të dëmtuar imazhin tim

21 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardian Çapja jep shpjegime para gjykatës për ngjarjen për të cilën akuzohet.

Balkan Web, ka siguruar dëshminë ku mësohet se Çapja ka theksuar së është i pafajshëm dhe se sipas tij çdo gjë bëhet për t’i dëmtuar imazhin.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha akuzat që më ka ngritur prokuroria, çdo gjë është bërë për të dëmtuar imazhin tim. Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ik në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapia. Pa hyrë në Elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh që kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin. Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë skam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi. Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia”, ka thënë ai.

Gjatë seancës Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin bashkëpunëtorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vërtetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDENI KUR DHE SI TË DONI PO UA BAJTI"/ Mediat turke ‘jehonë’ deklaratës së gjeneralit grek: Greqia…
Previous article REPLIKON ME RAMËN NGA SHKODRA/ Berisha: Në kohën tonë një zv.ministër hapte zarfet e tenderave para gazetarëve...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT