• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËSE S’VËRTETOJNË PASURITË KAQ ISHTE”! Rama paralajmëron “grupin KÇK” nga SHBA: Janë pjesë e krimit, do japin llogari!
Home
Politikë

“NËSE S’VËRTETOJNË PASURITË KAQ ISHTE”! Rama paralajmëron “grupin KÇK” nga SHBA: Janë pjesë e krimit, do japin llogari!

6 February, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në Këshillin e Atlantikut, ku ka folur për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, si dhe për aksionin e bujshëm të nisur në fillim të kësaj jave, të cilësuar si “Anti-KÇK”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka vijuar me deklaratat e forta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë nga përtej detit se ata jo vetëm bashkëpunojnë me krimin e organizuar, por janë pjesë e krimit.

Ndërsa sa i takon operacionit “Forca e Ligjit”, ose “Anti-KÇK”, Rama tha se po bëhet diçka e guximshme, ku po verifikohen të gjitha pasuritë e personave të botës së krimit.

“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që jo thjesht bashkëpunojnë me krimin e organizuar, por janë pjesë e krimit. Ndaj na u desh të prisnim me durim momentin kur të punonim në një terren, ku policia nuk do të poshtërohej, kur i referonte çështje prokurorisë dhe gjykatës. Tani kemi zyrën e SPAK, që është ngritur për këtë qëllim. Kemi dhe Gjykatën e Posaçme për krimet e rënda. Këto çështje do gjykohen nga persona që kanë kaluar Vettingun. Me ndihmën dhe nxitjen e miqve amerikanë hartuam një akt ligjor, që quhet ligji për dekriminalizimin, ku ka një kontroll të imtësishëm për të gjithë, të cilët nuk mund të zgjidhen, nëse kanë të shkuar kriminale.

Prokurorë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre do të dalin jashtë sistemit dhe mund t’iu nënshtrohen padive e kontrolleve në të ardhmen. Ajo që po bëjmë është e guximshme, të gjithë ata që janë dënuar për trafikim droge, qenie njerëzore, apo pjesëmarrje në çdo lloj veprimtarie të lidhur me terrorizmin apo vrasjen, duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi, automjetet, toka, vijnë nga puna, jo nga aktivitetet e paligjshme. Policia ka apo duhet thjesht të raportojë bazuar në një listë të mbyllur. Nuk është diçka që e zgjedh sipas dëshirës, është një situatë, ku të gjithë duhet të përgjigjen.

Policia dërgon një dokument, i kërkon subjektit të plotësojë një formularë brenda 48 orëve, dhe më pas është SPAK që do duhet të shqyrtojë dokumentet. Më pas, të kërkojë sekuestrim brenda 15 ditëve. Pasuritë sekuestrohen dhe më pas ka një proces të rregullt deri në 6 muaj, që vendos nëse do konfiskohen pasuritë apo jo. Është thjesht një verifikim administrativ, ku do duhet vërtetuar pasuria. Nëse nuk e vërteton dot, kaq ishte”, u shpreh kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEZULLIMI I LUNDRIMIT PREJ MOTIT TË KEQ/ Porti i Durrësit: Situata po normalizohet, pritet nisja e dy trageteve drejt...
Previous article SONTE ËSHTË NATA E MADHE! Alketa Vejsiu ngjitet në skenën magjike të "Sanremo-s" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi Aktualitet

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT