• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE SHQIPËRINË E FALI PANDEMIA, PO E MERR NË QAFË PANIKU”/ Mjeku Gëzim Xhepa propozon lehtësim masash për COVID-19
Home
Sociale

“NËSE SHQIPËRINË E FALI PANDEMIA, PO E MERR NË QAFË PANIKU”/ Mjeku Gëzim Xhepa propozon lehtësim masash për COVID-19

28 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Gëzim Xhepa përmes një statusi në Facebook iu drejtohet kolegëve të tij, pjesë e komitetit teknik të COVID 19 që t’i propozojnë kryeministrit masa të reja lehtësuese për lëvizjen në Shqipëri, pasi sipas tij, piku nga virusi nuk ka ardhur dhe as ka për të ardhur, pasi virusi po sillet butë në Shqipëri.

Por nëse virusi nuk po i godet shqiptarët, mjeku thotë se ekonomia cdo ditë e në rënie mund ta bëjë një gjë të tillë, ndaj edhe masat duhen rishikuar.

THIRRJE MIQËSORE DREJTUAR KOMITETIT TEKNIK COVID-19

Një pyetje kam troç për Komitetin Teknik të Shpëtimit Kombëtar nga COVID-19… A ka ardhur koha të zbutet karantina, të rriten fashat orare, të lirohet lëvizja e mjeteve…?!!! Ka 4 javë që prisni pikun e epidemisë dhe ai nuk ju erdhi…!!! A e konsideroni epidemi një situatë, kur në testime në popullatë të targetuar keni rezultuar më më pak se 10% pozitivitet…!!!

Asnjëherë nuk pranuat tezën e pastër logjike mjekësore se epidemia shqiptare e kish kaluar pikun në muajin shkurt…!!! Asnjëherë se pranuat tezën se popullata shqitare adhtu si dhe Italia e Jugut dhe Evropa Lindore është më rezistente ndaj viruseve të reja…, për shkak të mos deformimit të imunitetit nga vaksinat…!!!

Kur deklarova publikisht në fillim të katantinës se ky virus po sillej butë me Shqipërinë, kisha avantazhin që nuk kisha përgjegjësinë tuaj për menaxhimin e situatës dhe ju mirëkuptova për mos dakordësinë tuaj…! Por aktualisht, pas katër javë karantine, ju bëj përgjegjës, që nuk shihni realitetin në sy…!!! Të nderuar kolegë, ju kërkoj të shihni kurbat e shfaqjes së rasteve të reja në pikun e ngjeshjes të njerëzve në gabimin qeveritar të ngushtimit të fashave orare, me tablonë epidemike aktuale të distancimit dhe disiplinimit me leje orare…!!! Këto kurba nuk ndryshojnë dhe flasin për dobësinë e sjelljes së virusit…, si nē gjithë Vendet e Evropës Lindore…!!!

I them gjithë këto, çiltër, pastër dhe me dashamirësi…, si kilegu – kolegut, pasi paniku juaj aktual i pa justikuar po fut në recesion ekonomik Shqipërinë…!!! Këtë s’mund t’ia kërkoj as KM, as stafit politik që ju rrethon…, sepse ata nuk mund të reflektojnë për problematika të logjikës sonë profesionale…!!! Dashur pa dashur guximi dhe vendimarja mbetet tek ju, duke zhveshur veten nga pandemia e panikut që ka kapluar botën…!!!

Ka ardhur koha t’i propozoni KM zgjerimin gradual të fashove orare të lëvizjes fillimisht deri në 16.30 dhe brenda javës në 20.30… Të lejohen lëvizjet me mjete private… Të hiqen lejet e lëvizjeve përjashto pensionistët… Të lirohen shërbimet dhe bizneset, ku dyndja e njerëzve mund të disiplinohet…

Edhe nëse i shihni me dyshim këto propozime…, të gjitha janë lehtësisht të rikthyeshme, nëse vërtetohen tezat e kundërta të panikut, që e shtyjnë në mënyrë alogjike epideminë deri në qershor…!!!

Ka ardhur koha të reflektojmë…, se nëse Shqipërinë e fali pandemia…, po e merr në qafë paniku…, që qoftë në aspektin ekonomik, ashtu dhe shëndetësor do të prodhojë shumë më tepër viktima, se sa numri minimal i viktimave të COVID-it…!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Regjistrohen 120 të burgosur me COVID-19 në Turqi
Previous article ARTUR AJAZI/ Nxirrini milionat, dhe ndihmoni “hallexhinjtë”

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT