• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE RRITEN SHIFRAT MUND TË KEMI IZOLIM TË PJESSHËM”/ Mjeku Gjata: Frika nga COVID-19 pacientët refuzojnë të operohen
Home
Sociale

“NËSE RRITEN SHIFRAT MUND TË KEMI IZOLIM TË PJESSHËM”/ Mjeku Gjata: Frika nga COVID-19 pacientët refuzojnë të operohen

27 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Për shkak të situatës së covid-19 në QSUT kryhen rreth 7-8 operacione të planifikuara në ditë. Shefi shërbimit në kirurgjinë e përgjithshme, Arben Gjata tregon se spitali i është përshtatur masave anti-covid ndaj dhe numri i shtretërve për pacientët është i reduktuar.

“Për shkak të ruajtjes së masave anti-covid kemi numër më të ulët pacientësh që mbajmë të shtruar në spital për të ruajtur distancën, për të shmangur infeksionin e pacientëve midis njëri-tjetrit. Janë gati 7-8 operacione që bëhen në një shërbim në ditë. Nëse do ishte periudhë jo covidiane mund të operoheshin dhe më shumë sepse mund të kishte më shumë shtretër për të mbajtur pacientët”-tha Arben Gjata.

Për shkak të frikës së infektimit nga virusi, ka pacientë që refuzojnë të operohen.

“Natyrisht që ka pacientë që kanë frikë të operohen jo vetëm në spitalet publike po dhe në ato private. Bëhet fjalë për pacientë që kanë përgjithësisht patologji që presin pra janë operacione të planifikuara pra një teroide që mund të presi mund të operohet dhe pas 6 muajsh duke ndenjur me mjekim. Dhe ne nuk është se i nxisim që pacientët që kanë patologji që mund të presin të operohen në periudhë covidi sepse risku natyrisht është dhe i prekjes nga covidi”-u shpreh Gjata.

Gjata është dhe pjesë e Task Forcës për burimet njerëzore gjatë periudhë së COVID. Ai tregon se është shtuar numri i punonjësve në QSUT, sepse do jenë pikërisht bluzat e bardha nga ky spital që do të shërbejnë në dy spitalet e tjera COVID.

“Është shtuar numri i burimeve njerëzore, është shtuar numri i punonjësve pranë QSUT sepse ato dy spitale do të mbulohen nga punonjësit e QSUT. Është rritur numri i infermierëve të cilët kanë filluar punë dhe janë duke punuar gjatë kësaj periudhe pranë COVID 1 në mënyrë që dhe të trajnohen për të punuar në spitale të tjera nëse do të ketë nevojë. Rreth 50 është rritur numri i infermierëve në QSUT”-tha ndër të tjera profesor Gjata.

Gjata këshillon që këtë vit vaksina e gripit të bëhet nga e gjithë popullata në mënyrë që gjatë periudhës vjeshtë-dimër të ulet numri i pacientëve të prekur nga gripi. Sa i përket rikthimit të masave shtrënguese në rast të rritjes së shifrave, Gjata thotë se mund të funksionojmë me izolime të pjesshme.

“Shumë vende propozojnë lockdoëne të pjesshme. Pra tani që kemi duke diskutuar përshembull në Madrid është një pjesë e Madridit që ka bërë lockdoën ku banojnë rreth 900 mijë banorë. Pra mund të funksionojmë me lockdoëne të pjesshme në ato zona që mund të kenë risk më të lartë, për të bërë një kontroll të pjesshëm të virusit. Të shpresojmë që mos të kemi nevojë”-tha Arben Gjata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SYTË NGA QIELLI/ Sot ndodh fenomeni i Super Hënës
Previous article SITUATA E COVID-19/ Nga 1 tetorit hapen ambientet e mbyllura të bareve e restoranteve dhe pishinat brenda

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT