• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËSE REFUZON TË…/ Brexiti mund të çojë në burg kryeministrin Boris Johnson
Home
Nderkombetare

NËSE REFUZON TË…/ Brexiti mund të çojë në burg kryeministrin Boris Johnson

8 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Lord MacDonald, ish-prokurori tha për Sky News se Boris Johnson mund të shkojë në burg nëse refuzon të vonojë Brexitin. Kryeministri ka thënë se nuk do të pajtohet me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti miratoi një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë.

Lord MacDonald, i cili mbante postin e lartë të prokurorit në vitet  2003-2008, tha se nëse Johnson nuk e vonon shtyrjen e Brexit, atëherë Gjykata urdhëron që kryeministri të arrestohet.

“Një refuzim përballë kësaj do të ishte përçmim ndaj Gjykatës dhe kjo mund ta çonte atë person në burg”, tha ai. Gjithashtu është e mundur që Gjykata të kërkojë një figurë tjetër në qeveri, që autorizon vonesën.

Një tjetër zë i bashkohet mendimit të ish Prokurorit të lartë në lidhje me këtë çështje. Dominic Grieve tha se nëse Boris Johnson pranon të zbatojë ligjin ai do të “dërgohet në burg për përbuzje”, tha deputeti i Beaconsfield.

Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Lord Sasion i tha gjithashtu Sky News se ka “shumë mënyra” për të zbatuar ligjin.

Ai u shpreh se deputetët kundër mosmarrëveshjes mund të aplikojnë për një urdhër gjyqësor, duke e urdhëruar z. Johnson që të autorizojë vonesën.

Nëse Kryeministri akoma nuk pranonte ta zbatojë, një gjykatës mund të bëjë një urdhër, ku kërkon që një zyrtar qeveritar të nënshkruajë  zgjatjen “në vend të Kryeministrit”.

Ndërkohë, Ministrja e Punës dhe Pensioneve ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Johnson ndërkohë që janë shtuar spekulimet deri në arrestimin e Kryeministrit nëse nuk zbaton ligjin e Parlamentit për shtyrjen e Brexitit. Ky i fundit ka thënë se nuk do t’i kërkojë Brukselit që të shtyhen afatet dhe se do të  largohet nga BE edhe pa marrëveshje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 28 VJETORI I PAVARËSISË/ Meta mesazh Pendarovskit
Previous article JAHTI LUKSOZ I BRAKTISUR NË SHËNGJIN/ Kush është biznesmeni turk dhe zhdukja misterioze

F.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT