• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE NUK PAGUAN VËLLAI YTË DO VDESË”/ Si ra policia britanike në gjurmët e shqiptarit që mbahej peng në Londër! Dyshohet se konflikti nisi për shtëpitë e barit
Home
Breaking News

“NËSE NUK PAGUAN VËLLAI YTË DO VDESË”/ Si ra policia britanike në gjurmët e shqiptarit që mbahej peng në Londër! Dyshohet se konflikti nisi për shtëpitë e barit

2 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nertil Buzi, 30-vjeç është i riu që është mbajtur peng në Britaninë e Madhe nga 7 shqiptarë të tjerë, për disa ditë me radhë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se denoncimi është bërë nga vëllai i të riut në policinë shqiptare. Ai i ka thënë uniformave blu se grupet kriminale që mbanin peng të vëllain, i kanë kërkuar që të sigurojë 400 mijë paund ose vëllai i tij do të vritet.

“Nëse nuk paguan paratë, vëllai yt do të vritet”, citohet të ketë thënë ai para policië. Pas marrjes së denoncimit policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë britanike.

Kanë qenë 8 hetues që janë marrë me zbulimin e vendndodhjes së të riut shqiptar nisur edhe nga materialet që vëllai i tij i ka dhënë policisë, duke përfshirë këtu edhe pamje filmike ku ata shfaqen duke e torturuar atë si kërcënim për familjarët.

Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje të jenë bërë prishja e pazareve mes të riut dhe personave që e mbanin peng. Kjo pasi këta të fundit rezultojnë emra me rekorde kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike në shtëpi bari dhe trafikim të tyre.

Ndërkohë sa i takon ‘pengut’ ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri, megjithatë dyshimet janë se ai është përfshirë në grupet e kultivimit të drogës pasi është vendosur në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ËSHTË PENDUAR QË E TAKOI DONALDIN NË BBV? Përgjigjet Bora Zemani
Previous article "ERË LUFTE"/ Putin fut në ‘lojë’ nëndetësen bërthamore ruse Belgorod, NATO në gatishmëri të lartë

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT